Enio Civici

Lirohet nga detyra zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici! Ikën edhe inspektori i Përgjithshëm i SHISH, ja kush e zëvendëson

28 Gusht, 15:22| Përditesimi: 28 Gusht, 16:36

  • Share

TIRANË- Enio Civici është liruar nga detyra si zv.ministër i Bujqësisë. Vendimi është firmosur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe futet menjëherë në fuqi.

Civici ishte emëruar si zv.ministër i Bujqësisë në tetor 2021.

Ndërkohë, nga detyra është liruar edhe Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai ishte emëruar më datë 24 janar dhe tashmë në vend të tij në këtë detyrë është emëruar Rafail Milo.

Milo ka qenë disa herë në shënjestër të sulmeve të opozitës, që e akuzojnë si ish oficer të Sigurimit të Shtetit. Më herët Milo ka mbajtur postin e Drejtorit të Departamentit të Administratës në SHISH.

Vendimi për lirimin nga detyra të Enio Civicit

 

Vendimi për lirimin dhe emërimin e inspektorit të Përgjithshëm të SHISH

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?