Vjollca Braho

Lirohet nga detyra zv.ministrja e Shëndetësisë Vjollca Braho, kush e zëvendëson

5 Qershor, 16:35| Përditesimi: 5 Qershor, 16:44

  • Share

Është liruar nga detyra zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Vjollca Braho. Report Tv mëson se Braho do të zëvendësohet në detyrën e saj nga Niko Hysa, i cili është fizikant në profesion.

Vjollca Braho u emëruar në këtë post në nëntor të vitit 2021 dhe zëvendësoi Albert Nikollën. Braho mbante postin e drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ndërsa më herët ajo mbante postin e zv.kryetares së këshillit bashkiak të Tiranës.

Braho ka mbajtur dhe detyrën e drejtores së përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?