Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për Erdion Muhon, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për përfshirje në ngjarjen kriminale ku mbeti i vrarë biznesmeni Armand Nelaj në qershor të vitit të kaluar në Sarandë.
Sipas vendimit të fundit, masa e “arrestit me burg” është zëvendësuar me atë të “arrestit në shtëpi”.
Erdion Muho akuzohet për bashkëpunim në tentativën për shkatërrimin me lëndë plasëse të anijes “Finikas”. Gjatë kësaj tentative ndodhi një shpërthim tritoli, ku për pasojë humbi jetën biznesmeni Armand Nelaj, i dyshuar si një nga bashkëpunëtorët në këtë ngjarje.
Ngjarja, e cila tronditi opinionin publik, dyshohet se ka ndodhur për motive konkurrence në sektorin e transportit detar, ku anija “Finikas” operonte prej kohësh. Muha dhe Nelaj ishin miq dhe kishin planifikuar t’i vendosnin tritol anijes konkurrente Finikas Lines, por tritoli shpërtheu dhe Nelaj humbi jetën.
Muho është pronar i Erdano Tours, i cili operon në linjën Sarandë Korfoz me anijes Saranda Express. Në vitin 2021, ai kandidoi si deputet me partinë e Jozefina Topallit, 'Lëvizja për Ndryshim'.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e 24 qershorit 2024, Armand Nelaj ngarkoi lëndën eksplozive në një varkë të vogël dhe u nis drejt tragetit ‘Finikas Lines’. Por, plani nuk i shkoi siç duhet, pasi tritoli shpërthue gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, duke i marrë jetën fatkeqësisht biznesmenit Nelaj.
Erdion Muho akuzohet se e ndihmoi për gjetjen e lëndës plasëse dhe thurjen e planit. Sipas policisë, Nelaj dyshohet se ishte nisur i vetëm për të vendosur një sasi eksplozivi te anija turistike “Fenikas Lines”, në pronësi të Andrea Qirjakos, por lënda plasëse ka shpërthyer duke e lënë të dëmtuar rëndë. Ai u gjet nga turistë të huaj në mes të detit me shenja jete, por nuk mundi të mbijetojë.
Fillimisht u dyshua të ketë shpërthyer bombola e oksigjenit, por rezultatet e analizave në Laboratorin e Policisë Shkencore konfirmuan pak kohë më parë se shpërthimi që i mori jetën biznesmenit ishte i shkaktuar nga lëndë shpërthyese.
Komente

Mirë bëtë që e liruat të hedhi në erë ndonjë tjetër dhe gjyqtarët të shkojnë në të sëmes...
PërgjigjuPo ku e dini ju o te mjere qe kush hodhi ke , rrini shikoni hallet tuaja , kete person e njoh personalisht dhe eshte nga djemte me te mire e te respektuar te qytetit ata qe paguajne keto media llum kazani jane kriminelet e vertete , gjykatat nuk te lirojne ne keto dite pa baza ligjore .