Kronikë

Lirohet nga qelia “Ben Qimja”
11 ditë në arrest shtëpie

18 Korrik 2014, 07:22| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben Isufajt ose siç njihet ndryshe,“Ben Qimja”, për të vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Mbrëmjen e djeshme Isufaj ka dalë nga qelia, ndërsa ishte arrestuar 4 muaj më parë. Vendimi u mor paradite në Gjykatën e Fierit, ndërsa një ditë më parë ishte rrëzuar kërkesa e prokurorisë për shtyrjen e afatave të paraburgimit me një muaj. Tashmë Isufaj i akuzuar për trafik droge do të presë në “arrest shtëpie” zhvillimin e procesit që drejtësia shqiptare ka ndërmarrë ndaj tij për llogari të shtetit italian.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?