Ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, është liruar nga qelia. Apeli i GJKKO zbuti këtë të premte masën e sigurisë për të nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Shkak janë bërë problemet shëndetësore. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë është marrë nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, pas konkluzioneve të ekspertëve mjeko-ligjor, të cilët kanë konstatuar se qëndrimi në qeli do të ishte rrezik për jetën e tij.
Redi Molla dhe ish-drejtorët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.
Çështja ndaj tyre është duke u gjykuar në Gjykatën e Posaçme.
Vendimi i Apelit të GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më 10.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 188 akti, datë 01.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim R.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 531, datë 31.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësim mase sigurimi” dhe vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 531, datë 31.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, si më poshtë:
Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit R.M., me vendimin nr. 28, datë 28.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke urdhëruar të pandehurin R.M., të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: ***.
Urdhërohet lirimi nga ambientet e paraburgimit i të pandehurit R.M., në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi dhe kontrollimin në bashkëpunim me policinë gjyqësore, të zbatimit të urdhërimit të dhënë të pandehurit, nga kjo gjykatë.
U shpall sot në Tiranë, më datë 10.10.2025.
/Lajm ne perditesim...
Komente

Hajde Redo se eshte veç fillimi. Do i xjerresh t’gjith
PërgjigjuKy eshte vendin i shumepritur nga gjithe populli shqiptar dhe jo vetem. Me ne fund gjykatat shqiptare dhane nje vendin te drejte. A ka mundesi te shkruani dhe emrin e gjykatesit, sepse keni dhene vetem emrin e atij qe fitoi nga gjykimi professional.
Përgjigju