Pas Dokles, lirohet një tjetër anëtar i bandës së Durrësit i dënuar me 25 vjet burg për të njëjtën tentativë vrasjeje! Gjyqtari i fal 5 vite: Ka babanë të vetëm

20 Janar 2020, 15:42| Përditesimi: 21 Janar 2020, 14:21

  • Share

DURRËS- Sardian Sulejmani, një tjetër anëtar i të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”, është liruar nga qelitë e burgut të Fierit prej tetorit 2019. Sulejmani rezulton i dënuar në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë, me 25 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” në dy raste ndaj Lulzim Berishës ngjarje të ndodhura në gusht të 2005 dhe “Vrasjes me paramendim” të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005 në Tiranë. Për të dyja këto krime që është dënuar Sulejmani ishte dënuar dhe Endrit Dokle, nga gjykata, pasi dy miqtë kanë bashkëpunuar në këto ngjarje kriminale.

Burime pranë Policisë së Shtetit thanë se Sulejmani prej 3 muajsh qëndron i lirë, pasi në muajin tetor 2019 gjykata e Fierit dhe më konkretisht gjyqtari Piro Sota, ka vendosur t'i pranojë kërkesën për lirimin me kusht Sulejmanit, duke i falur këtij të fundit masën e dënimit të mbetur prej 4 vjet, 10 muaj e 17 ditë burgim.

Me rreth të kuq Sardian Sulejmani

Sipas vendimit të gjykatës së Fierit, të cilën “Shqiptarja.com” e disponon thuhet se: “i dënuari Sardian Sulejmani, ka vuajtur fizikisht 13 vite, e 8 muaj e 19 ditë burgim. Nga dënimi i dhënë kishte kryer gjithsej 19 vite, 11 muaj e 3 ditë burgim. Sardian Sulejmani, në ditën e marrjes së këtij vendimi, pra në 11 tetor 2019, i mbeten për të vuajtur edhe 4 vite 10 muaj e 17 ditë burgim".

Gjykata e Fierit ka argumentuar se kjo masë dënimi e mbetur duhet të vijojë të shlyhet në periudhë qëndrimi me kusht nga ky i dënuar. Si kusht gjykata vendos për Sardian Sulejmanin që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar. Në argumentimin e lirimit me kusht të këtij të dënuari gjyqtari Sota thotë se: "arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari Sulejmani është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri”.

Ndërkohë një tjetër argument që gjyqtari Sota ka nënvizuar për lirimin e këtij të dënuari është dhe fakti se nga Njësia Administrative nr.2 Bashkia Fier, është lëshuar një akt-mirësjellje, ku evidentohet fakti se:“familja e Barjam Sulejmanit, babai i Sardian Sulejmanit, është e përbërë nga dy anëtarë Sardiani dhe Barjami. Babai, Bajrami jeton i vetëm pasi Sardiani i biri, ka vite që ndodhet ne burg. Kjo familje është banore e lagjes Konferenca e Pezës, Njësia Administrative nr.2 Fier dhe gëzojnë respekt në komunitetin ku jetojnë. Nëna e kërkuesit ka vdekur në spitalin e Durrësit në 12 nënëtor 2016, ndërsa vëllai i ka vdekur në vitin 1999”.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Fierit e ka apeluar vendimin dhe pritet që çështja të gjykohet në Apelin e Vlorës

Argumentet e Zyrës së Shërbimit të Provës për Sulejmanin

1-Gjatë 1-2 viteve të fundit që ka vuajtur dënimin në IEVP ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit,duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi,duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij.

2-Nga vërtetimi i gjëndjes gjyqësore figuron se i dënuari Sardian Sulejmani nuk ka qenë më parë i dënuar.

3-I dënuari nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.

4-I dënuari ka paraqitur një premtim për lidhje kontrate pune dhe shprehet se është i motivuar për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen.

5-Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital dhe merr mjekim. Gjithashtu edhe gjendja emocionale e tij është shumë e rënde për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes se tij ne vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore ne tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbeshtetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur.

6-Ne kohën e kryerjes se veprës penale i dënuari ka qënë ne një moshë shumë te re për te kuptuar si duhet pasojat e veprimeve te tij, e shoqeruar kjo edhe nga ndikimi negativ i personave të tjerë si dhe nga humbja e vëllait ne kohen kur i dënuari ishte ende i mitur.

7-Gjatë intervistave me punonjësin e Shërbimit të Provës i dënuari Sardian Sulejmani shprehet thellësisht i penduar për veprën penale që ka konsumuar, është i ndërgjegjësuar për veprën dhe dënon veprimin e tij, ç’ka tregon se ky i dënuar është rehabilituar dhe është i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.

8-Familja e te denuarit ka kushte te mira banimi, pra ne momentin qe mund te lirohet me kusht, ate e pret nje ambient i pershtatshem per te jetuar, gje e cila ndikon pozitivisht tek ai.

9-I dënuari është tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.

10-Lidhur me konsultimin e dokumentave dhe materialeve të dosjes së të dënuarit si dhe nga intervista me të, rezulton se i dënuari ka mbështetjen e plotë të familjes dhe të shoqërisë.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë të lirimit të Sardian Sulejmani)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtesi: 21/01/2020 19:22

    Ju bafshin leket ketyrve gjyqtareve ilace per kancerin vdekshin o zot

    Përgjigju
  • Gjirokastra 123: 20/01/2020 23:08

    Lirojini kafshet qe ju mbushin xhepat me leke prokurore e gjykates e shtet legen I mbaruar. O njerez Jo spaku po as p...motraku sben Pune ktu n shqiperi. Me plehrat kimke ne spak I keni NGA I pari Tek I fundit. Jepi o shtet arresto fukarenjt qe skan buk te hane e liro kriminelet

    Përgjigju
  • Burgagjiu: 20/01/2020 19:34

    Po na nzierr nga burgu se i duhemi per zgjedhjet e ardhshme

    Përgjigju
  • Lushnja: 20/01/2020 19:23

    Ikni o shqiptare nga ai vend

    Përgjigju
  • Prind: 20/01/2020 18:17

    Te ikim sa me shpejt nga ky vend o popull...shtetin e ka kap mafia dhe nuk me shpetim.Te shpetojm te pakten femijet qe ti dhurojm nje jete te mir sa me larg ketij shteti mafioz.Nuk ka me kuptim te jetosh ketu.

    Përgjigju
    • Prindi tjetër: 20/01/2020 22:34

      Bëhe shpejt sa nuk je shumë vonë.. Ta jap si këshillë sepse e bëra vetë këtë sakrificë për fëmijët e mi para pak vitesh. Gjithë të Mirat!

  • Pill none: 20/01/2020 17:17

    Qr ca po bohet eeejjjj po dalin tgjithe. Edi Rama ka vetem llafe vetem propagande se krimi e ka vene perfund. Shqiperia eshte bo me keq se ne kolumbi. Ku eshte spak ku eshte bkh? Njerezit i la rrugve nga termeti kurse cakallet dolen tgjithe.

    Përgjigju
    • @Pill none: 20/01/2020 21:12

      Nuk e kontrollon Rama krimin por krimi kontrollon Ramen.

  • Shaban: 20/01/2020 16:46

    Ne komunitet gezon respekt. Po per qytetarin e thjeshte qe thyen kurrizin ne pune cfare duhet thene??? Ju dhente zoti ate qe keni ne zemer.

    Përgjigju
  • Jan: 20/01/2020 16:06

    Ore se po cmenem , a eshte arrestu ne 2014 dhe denu me 25vjet burg... Ku i ka dal llogaria e viteve ktyne mer

    Përgjigju
    • Loti: 20/01/2020 20:05

      Vendimi formes se prere(pas apelimeve te ndryshme) eshte marre ne 2014.

    • Eri: 20/01/2020 17:28

      Jane bere vitet e burgut si kembim valutor.

    • Arbëri: 20/01/2020 17:05

      Llogaria bëhet me lek,KQK...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?