Alket Hatia dhe Petraq Çuri

Liroi bosin e madh të drogës, del para Vetingut gjyqtari Petraq Çuri, Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin në 2018, ILDKP e kallëzoi për pasurinë

8 Maj 2023, 17:26| Përditesimi: 8 Maj 2023, 17:53

  • Share

Gjyqtari i Durrësit Petraq Çuri do të dalë ditën e mërkurë para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e verifikimit mbi ligjshmërinë e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit. Procesi i verifikimit për gjyqtarin e Durrësit ka nisur që në dhjetor të vitit 2020. Trupi gjykues përbëhet nga Roland Ilia, Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo. Petraq Çuri është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë, madje edhe objekt përplasje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe ish Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjyqtari i Durrësit është lakuar në publik në korrik të vitit 2017 pasi liroi nga burgu Alket Hatinë, i konsideruar nga mediat si lordi i drogës në Milano.

Alket Hatija u arrestuar në 8 korrik 2017 për llogari të autoriteteve italiane, në funksion të ekstradimit në Itali, ku ishte dënuar me 20 vite burg për trafik droge, pasi vetëm gjatë një viti ka arritur të trafikojë në Milano 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë rreth 40 milionë euro. Por, në 11 korrik 2017, gjyqtari Petraq Çuri e liroi nga burgu Alket Hatinë. Ministrja e Drejtësisë në atë kohë, Etilda Gjonaj, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë hetimin disiplinor dhe shkarkimin e gjyqtarit Çuri, me pretendimin se ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij.

Gjykata e Durrësit e mbrojti vendimin e gjyqtarit Çuri përmes një njoftimi për shtyp, ku nënvizohej se kërkesa e Prokurorisë për Hatinë ishte e pabazuar në ligj, pasi mungonte një kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë për arrestimin e tij për qëllim ekstradimi. Ndërkaq, Hatija pretendonte se e kishte vuajtur një herë dënimin. Në maj të vitit 2018, KLD-ja në atë kohë me në krye Ilir Metën, refuzoi shkarkimin e gjyqtarit Çuri dhe të gjyqtarëve të tjerë që kërkonte ministrja e Drejtësisë. Sipas KLD-së, nuk e kishte liruar Çuri bosin e drogës Alket Hatinë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë dhe të gjitha raportimeve mediatike, Petraq Çuri e liroi Alket Hatinë, ndërsa gjyqtari hoqi dorë më pas nga gjykimi i çështjes me themel. Më vonë, Gjykata e Apelit miratoi ekstradimin e Hatisë, vendim që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, duke konfirmuar se lirimi i tij në korrik të vitit 2017 ishte jo i drejtë.

Ndërkaq, në korrik të vitit 2015, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Lartë të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave e kallëzoi penalisht gjyqtarin e Durrësit, Petraq Çuri, për të mosdeklarimit të pasurisë. Duke se ky kallëzim penal, ashtu si qindra të tjerë që ka bërë ILDKPKI, është mbyllur në heshtje.

Komento

Komente

  • Iris: 09/05/2023 02:02

    Verifikimi paska nisur qe ne 2020?! Ky qenka i krimbur ne pasuri,tre vjet verifikim nuk jane pak!! Sa me te pasur te jene keta,aq me shume kohe te gjate kerkon verifikimi. Quheni te pushuar qe tani.

    Përgjigju
  • darjo: 08/05/2023 21:04

    Keta plera duhen varur.

    Përgjigju
  • Goca me studime ne angli: 08/05/2023 20:43

    Duhet te hetohen pronat qe ka ne emer te personave te trete si dhe shpenzimet e vajzes ne angli

    Përgjigju
  • Sadiku: 08/05/2023 20:03

    O spak po petraq curi ortaku bujar leskes ska lene me toka pa dhene e mare po hetojeni nje here ku i gjeten tere ato pasuri ku i gjeti tere ato pasuri bujari qe bene pallate e hotele apo ja la mamaja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?