TIRANË- Dan Hutra, i arrestuar si autori i dyshuar për masakrën e djeshme, ku vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, ishte arrestuar në 16 qershor 2022 për dhunë në familje, pasi ishte akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, e cila ishte vetëm disa muajshe shtatzënë. Në moshën 20-vjeçare, Dan Hutra ishte arrestuar dhe dënuar për përdhunim dhe pengmarrje, ndërsa në vitin 2009 ishte dënuar me 24 vite burg për vrasjen e bashkëshortes në vitin 2007, por që bëri vetëm 16 vite burg për shkak të paraburgimit dhe gjykimit të shkurtuar.
Në 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për dhunë në familje nga gjyqtari Gerd Hoxha. Në vendimin e tij, dënimin kaq të ulët, Gerd Hoxha e argumenton se Dan Hutra ka pranuar akuzën, kishte shfaqur pendesë, priste një fëmijë, kishte mamanë sëmurë, kishte 8 klasë shkollë (botëkuptim të ulët), se viktima e kishte falur etj. Ndërkohë që në një vendim tjetër, atë të datës 16 shkurt 2023, Gerd Hoxha vendon për shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin e Dan Hutrës nga qelia, për shkak të periudhës së paraburgimit, që llogaritet me 1.5 në raport me kohë burgimit.
Krimi i shumëfishtë që kreu Dan Hutra dy javë pas lirimit nga Gerd Hoxha, ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek gjyqtari Hoxha, ish anëtar i KLD-së famshme. Gerd Hoxha e ka kaluar procesin e Vetingut me polemika dhe në mënyrë të diskutueshme. Komisioni Vetingut i shkallës së parë e konfirmoi Gerd Hoxhën në detyrë në 3 qershor 2021, me shumicë votash. Olsi Komici dhe Genta Tafa kanë votuar pro konfirmimit në detyrë të gjyqtari Hoxha.
Brunilda Bekteshi ka votuar kundër konfirmimit në detyrë të Gerd Hoxhës, me argumentin se nuk kishte arritur një nivel të besueshëm sa i takon vlerësimit të pasurisë. Zonja Bekteshi ka arsyetuar se Hoxha nuk justifikon pasurinë e deklaruar në vlerën 3,555,941 lekë ose rreth 30 mijë euro.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vetingut është ka kërkuar në mënyrë të prerë shkarkimin e Gerd Hoxhës nga drejtësia, për cenimin e besimit të publikut te drejtësia. OMN, përmes përfaqësueses Marie Tuma, ka akuzuar gjyqtarin Gerd Hoxha se ka kur ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka votuar pro lejes së posaçme me afat 2-vjeçar që KLD i dha gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni –tashmë i dorëhequr nga sistemi i drejtësisë.
Sipas ONM-së, mbledhja e KLD-së dhe vendim i marrë për dhënien e lejes gjyqtarit Gjoni, janë kryer në shkelje të dispozitave ligjore. Rasti tjetër ka të bëjë me vendimin e KLD-së për të rrëzuar kërkesën e ministrit të Drejtësisë së kohës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj. Gjetja e tretë e ONM-së ishte mbi një dosje penale në ngarkim të një infermiereje dhe farmacistes të QSUT-së për abuzime me barnat për të sëmurët me kancer.
KPK-ja nuk e mori parasysh rekomandimin e ONM-së, duke konfirmuar Gerd Hoxhën në detyrë. Gjetjet e ONM-së kundër Gerd Hoxhës, KPK-ja i referoi për inspektim në ILD.
Në korrik të vitit 2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Komisionerit Publik që të ankimonte në Kolegji e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës. OMN-ja konstatonte pamundësi financiare për krijimin e pasurive nga Gerd Hoxha, dyshime për fshehjen e një automjeti në emër të babait si dhe implikim veçanërisht për vendimmarrjet si anëtar i KLD.
Disa ditë më pas, Komisioneri publik Dariel Sina, duke pranuar rekomandimin e ONM-së, ankomoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Gerd Hoxhës, duke konfirmuar të gjitha problematikat e konstatuara nga ONM-ja.
Një tjerët fakt interesant ishte se gjyqtari kishte pasur thuajse të njëjtat probleme si ish-bashkëshortja e tij gjyqtare e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri, e cila ishte konfirmuar në detyrë nga KPK-ja. Por vendimi ishte apeluar në KPA nga Komisioneri Publik, me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Elbana Lluri u shkarkua nga KPA-ja, ndërsa ish bashkëshorti i saj Gerd Hoxha u konfirmuar në detyrë.
Pas shumë seancash, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë votash, në 6 korrik 2022, konfirmoi në detyrë gjyqtarin Gerd Hoxha. Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Natasha Mulaj kanë votuar pro konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Gerd Hoxha, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Sokol Çomo dhe Ina Rama kanë kërkuar shkarkimin e Gerd Hoxhës nga detyra, duke argumentuar edhe qëndrimin e tyre.
Në mendimin e pakicës, Sokol Çomo dhe Ina Rama kanë arsyetuar se Gerd Hoxha nuk justifikonte me burime të ligjshme të ardhurash apartament me sipërfaqe 125 m2 të ndodhur në Tiranë, apartament me sipërfaqe 128 m2 të ndodhur në Vlorë si dhe ka fshehur një makinë “Audi Q7”.
Më i prerë në qëndrimin e tij, kundër konfirmimit në detyrë të Gerd Hoxhës, ka qenë vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs. Do doja të theksoja se jemi totalisht kundër këtij vendimi, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për procesin e vendimmarrjes. Drejtësia shërbehet kur vendimi bazohet në fakte, jo kur faktet i përshtaten rezultatit të dëshiruar. Reforma në drejtësi, procesi i vetingut, ky Kolegj dhe qytetarët e Shqipërisë meritojnë më shumë se sa ky vendim”, tha Jacobs.
pse budallenj ishin parlamentaret tane qe rrezuan draftin qe komisioneret te ishin te huaj...ja shqipet dhe rezultati i tyre. bekteshi na pasko bo drejtesi...hapu dhe, s'ka mare leke e paftyra siç mori kur shpetoi karstriot seliten, k/hajdutin e administratives.
Përgjigjuedhe te birit te liri belishoves, 6 mujorshit me lidhje kriminale...
Epo me ate kpk te mbushur me bixhosxhinj dhe imorale .. nuk po shiten e blihet vetem drejtesia por edhe gjyqtaret…
PërgjigjuPer mua, policia duhej ta kishte.mbikeqyr pas daljes nga burgu se ka pas info se ky eshte konfliktuar rende me ate Kurtin. Edhe burgu duhet permiresuar se po i egerson robt. Gjyqtari e ka denu sipas ligjit,.nuk eshte fallxhor ca do bentr ky pas 15 vitesh sapo te dilte.
Përgjigjunuk mund te vesh nje polc nje njeri
pse nuk e kane referuar ne psiqiatri kete person!? kushedi se sa te tjere si ky tipi ka ketu? siguria 0.
PërgjigjuKush Mendon se egziston drejtesia ne kete vend gabohet shum por eshte ne tjeter bote nese Mendon nje gje te tille. Spak-u cfare ka bere!? Ke denoj !? Sajmir tahirin qe mbushi shqiperine me droge ke do denoj tigrin mo !? Ke do denoj akoma!? Spak-ukapi ca mostra te vegjel qe kishin bere disa qindra mijera euro edhe nuk eshte e afte te gjej asgje . Po te njejtet njerez Jan Po te njejtet lidhje kan tiq e mos e keput me te gjithe Ruajne balancat bejne shembull dy Tre pa mbeshtetje sekuestrojn e pronat me show te madh me vendim gjykate ja kthejne prap edhe cdo gje Po e njejta histori vazhdon e stermunduar qe si nuk u lodh ky komb... Kerkojeni drejtesine tek te gjithe por fillojeni nga vetja. Krijoni nje vend ku mos I hidhni plehrat ne toke por ne vendin e mbeturinave kerkoni te drejtat tuaja por mos rendni MBAs partive politike kerkoni te arsimohen femijet kerkoni edhe rendimentin e mesuesve qe mos Jen vetem per tik tok mesuesit por TI mesojne femijet Po gabove denohesh. Edhe shikoni si hecen ky komb. Masakrash qe ndodhi nuk uroj me te ndodhte sepse ishte shum e rende. Uroj qe te jete e fundit edhe boll me lajme me kronikat se na eshte ber mendja kronike. Uroj qe cdo gje te shkoj ne vendin e vete edhe uroj te kete mireqenie edhe te zgjohet kjo shoqeri civile inegzistente.
PërgjigjuDrejtesia eshte koncept nuk egziston thjehst eshte ngulitur ne mendje tek te gjithe... Ska ska ska nrm qe ska ketu se e ka fajin politikat mos rrini duar kryq por dilni e protestoni per mireqenie e Jo MBAs komenteve qe denoni ashper rastin. Ngrihuni e protestoni si shoqeri e paster civile Jo MBAs partive politike edhe mendojeni mir voten para se ta jepni. U shofshin ps pd e liri e lsi ku di un cfare Jan keta mbetje politike shoqerore qe egzistojne si te pa vdekshem ketu. Nje popull I dashur por per faj te regjimit mbeti injorant edhe vazhdon te jete.. habitshmeria se ka fajin ky gjygjtari se ka fajin se doli nga burgu se Jan CA klauzola qe komentuesit e mbaruar nuk e dine ne baze te letrave cdo gje nuk Ben me koken e vet gjygjtari se je I mire ti apo ke leke edhe del nga burgu. Ore te gjithe ju ka plotesuar kriteret ka dal nese e kundert ti bjeri hallit mbrapa gjygjtari. Ne nuk kuptojme nje gje qe njeriu eshte individual edhe I ben me ose pa vetdije gjerat. Edhe mban pergjegjesi personale . Nguliteni ju o diskriminuesw e CEO komenti ne kete territor. Ska lidhje as gjygjtari as policia asnjeri e ka fajin ai qe kreu masakren edhe ai do marri denimin e merituar. Jeni ngritur ndonjehere ju ore komentuesa interneti ne proteste te paster pa ndikim politike. Asnjehere asnjehere thjehst flisni percart neper rrjete sociale ja fusni tymce edhe inteleketi zero. Nese do Dali shoqeria e paster civile pa ndikim politike nuk do kete me kesisoj mostrash. Ketu kan ngel tek Bigg brother kembe robi ne rruhet e tironse kur eshte Bigg brotheri dmth rendiment I madh e gjithe kalsa shoqerore qe kishte mend u larguar kan mbetur vetem ashklat e metalit. Drejtesia nuk egziston as ne Usa as ne cdo cep te globit koncept vetem I Forti(ai qe ka njohje vlera monetara) fiton gjithmone . Pjesa tjeter lluce llac edhe ashklat metali. Ska asnje faj pervec shoqerise tone perfshire edhe mua edhe cdo njeri ne kete territory edhe klases politike qe ka kesisoj perfaqesuesish. Ju pershendes edhe uroj kesisoj masakrash mos ndodhshin kurre.
PërgjigjuMe mire te kesh nje Theo Jacobs se sa 10 Gert Hoxha & Co.
PërgjigjuKomisioni i Rames domosdo qe me keto mafioze do mbaje drejtesine.
Përgjigjuo injorant ka ken dy proces kerkojini dhogari gjygjtarit per vrasje pse e liroj jo z hoxha per dhun ne familje aq jan denimet cti bej gjygjtari se ika ik mendja kti patates ..kto ndollin gjith boten
Përgjigjupyt motren se mbase edin o plehra po aq ka denim dhuna ne familje kerkojinu dhogari atit qe eka nxerr nga burgu per vrasje o plehra
PërgjigjuKy ëdhtë një mi, vemje p.ropsh, po aty e ka, do ma haj një ditç tullumin
PërgjigjuSka me djalë bythëqirë dhe legen se ky. Jane si fis robqirash këta.
O Ari interneti, shume gango qenke ti vetem se pa emer.
Ende nuk e keni kuptuar qe ky vend nuk ka per te patur kurr drejtesi? Hajdutet therrasin kapeni hajdutin
PërgjigjuGjykatsit e Edvin shkjaut shqipfolës …! Ky tradhtar i ka gjykatësit edhe për shpopullimin e Shqipëris …!!!
PërgjigjuDmth sido që të jetë edhe pas 10 vitesh pushtet absolut, dhe pas 1000 skandaleve, prokurori është i pastër por gruaja jo, parrulla e partisë ngel: Fajin e ka Saliu( që vdekte ), vetëm partia dhe shoku Edvin nuk ka faj.
Fillut ju kufomat e gjalla te Sales me hap gojen? Ky eshte sistemi qe na la dhurate kryezombi, shefi jot, Sala. Nuk i boni Ed Rama mbrenda 1 viti gjyqtare e prokurore Gerd Hoxhen, gruan, motren e tij. Hi zombi
Kyt qyqar duhet me e var ne vend te tij
PërgjigjuPyetni keshilltarin e Cucit , e di ai pse kaloj vetingun ????
Përgjigju