Gjyqtari i Beratit Durim Hasa

Kronikë

Shkarkohet nga drejtësia gjyqtari Durim Hasa për pasuri të pajustifikuara

4 Tetor 2021, 18:38| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 17:00

  • Share

Në qershor të këtij vitit, Komisioni i Vetingut vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Beratit, Durim Hasa. Durim Hasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Gjykatën e Skraparit. Nga vitit 2008 dhe deri kur u shkarkua ka punuar në Gjykatën e Beratit. Procesi i Vetingut për gjyqtarin Hasa nisi në nëntor të vitit 2019. Nga hetimi, Komisioni i Vetingut ka konstatuar se gjyqtari Hasa nuk justifikonte një apartament në Tiranë 96.6 m2, me vlerë 29 mijë euro. Këtë pasuri më parë e kishte deklaruar 103 m2 dhe me vlerë 46 mijë euro.

Me probleme KPK-ja konstatoi edhe një garazh në Tiranë me sipërfaqe 24.8 m2. Sipas Komisionit të Vetingut, gjyqtari Durim Hasa nuk justifikonte as një apartament në Berat me sipërfaqe 55 m2. Gjithashtu, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari nuk justifikonte me burime të ligjshme edhe disa makina. Nga hetimi, ka rezultuar se gjyqtari i Beratit Durim Hasa ka dhënë 1 200.000 lekë me fajde në vitin 2004, me interes 20 %. Në përfundim, ka rezultuar se gjyqtari Durim Hasa nuk justifikonte një pasuri me vlerë 47 mijë euro.

Në vendimin e shkarkimit thuhet se gjyqtari ka refuzuar edhe në përgjimet e SPAK në vitin 2009, në kuadër të një procedimi penale, por ndaj tij nuk ka nisur hetim pasi nuk është provuar elementi penal. Ndërkaq, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka referuar një raport pranë Komisionit të Vetingut, duke konstatuar se gjyqtari kishte kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar.

“Në disa raste rezulton se gjatë periudhës në të cilën subjekti ushtronte detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, në formën e veprimeve korruptive, si dhe në formën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm me qëllim lehtësimin e pozitës së të dënuarit/pandehurit”, thuhet në raport.  Por, ky raport, në fakt, është hedhur poshtë nga Komisioni i Vetingut, si i pabazuar.

Komento

Komente

  • Tani: 08/10/2021 16:05

    Kjo është pasuri qesharake. Mbani në punë miliarderët dhe hiqni nga puna kush ka marrë noi kothere. Më shumë pasuri nga ky kanë policët e rrugores. Turp!

    Përgjigju
  • cecua: 04/10/2021 18:17

    bravo lerini ti gezojne leket tani se deri tani vetem sa i keni hequr drejtesi e pjerdhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?