Gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Liroi nga burgu të dënuarit e përjetshëm, KLGJ vendos nesër për seancën e marrjes në pyetje të Enkeleida Hoxhës

22 Dhjetor 2020, 20:02| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 20:10

  • Share

TIRANË- Ngushtohet laku i llogaridhënies për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, e cila ka bërë kërdinë me vendime të shumëdebatuara, duke liruar nga burgu persona të dënuar me burgim të përjetshëm. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vendosë nesër për caktimin e seancës dëgjimore me gjyqtaren Hoxha, e cila do të japë shpjegime për vendimet e saj, të cilat kanë prodhuar reagime të forta. Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i ka kërkar KLGJ që të shkarkojë gjyqtaren nga detyra gjyqtaren, për shkelje të rënda, në vendimmarrjet e saj për lirimin e të fortëve nga burgu. Në këtë kuadër, KLGJ do të vendosë nesër për caktimin e seancës dëgjimore, për t’u njohur me versionin e gjyqtaret sa i takon pretendimeve të ILD.

Disa ditë më parë, KLGJ shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Korçës Markelian Kuqo, pasi liroi nga burgu Gert Gjinararin, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Tashmë radhën për t’u përballur më KLGJ e ka zonja Hoxha, cila është denoncuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Emri i gjyqtares së Krujës Enkeleida Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Në mes të muajit janar 2020, gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, pranoi kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle duke i shuar dënimin përjetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite. Po meqenëse Dokle kishte kryer 3/4 e kësaj mase të re dënimi, gjyqtarja Hoxha e liroi nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli.

 Për të argumentuar lirimin, gjyqtarja thekson në vendim se Dokle ka sjellje shumë të mirë, është penduar për vrasjet që ka bërë, vuan nga depresioni dhe se ka të atin sëmurë.

Në 7 nëntor të vitit 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari, në vitin 2000, në Shkodër. Po në nëntor të 2017 Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën ‘UFO’ nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Gjithashtu po në nëntor të vitit 2017, gjyqtarja Hoxha i njohu vjetërsinë e punës një gruaje nga fshati Bilaj i Krujës, Marjana Prenuca, që në moshën 5-vjeçare për efekt pensioni.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trnakop Kacija: 23/12/2020 05:53

    Kjo qenka fenomen mbinatyror - a thu a i ka bere te gjitha keto pislleqe vet apo .....

    Përgjigju
  • Eri: 23/12/2020 00:17

    Kesaj mostre vetem zoti i ben derman per padrejtesite qe ka bere.Kjo do burg se ka shume per te shlyer.

    Përgjigju
  • pajtime: 22/12/2020 23:41

    KJO PLEHRE nuk duhet te ekzistoje ne drejtsine shqiptare...

    Përgjigju
  • Eri: 22/12/2020 22:12

    Futni kte mender gjykatese ne burgim te perjetshem qe liron kriminelat.

    Përgjigju
  • Eni: 22/12/2020 21:37

    I plasi b... kësaj se ka seancë dëgjimore. Ajo e di shumë mirë që Vettingu do e heqë dhe i ka luajtur fenë me keto lirime që ka bërë. Ta kisha dhe unë fatin e kësaj të kisha bërë ca miliona euro pa le të më hiqnin pastaj...

    Përgjigju
  • 007: 22/12/2020 21:02

    Kjo Gjykatese eshte shembudhi i pare ne bote qe liron me burgim te perjeteshem kriminelet!kjo hajdute jo te shkarkohet por mos te ketd me drejte te futet ne sistemin gjygjsor ,por as pastruese ne gjykata& prokorori!besoj me parat qe ka marrur nga keto kriminel te liruar kjo ska nevoje me te punoje per gjith jeten e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?