Kronikë

Liroi të fortët e dënuar me burgim të përjetshëm, shtyhet për më 17 mars vendimi i KLGJ-së për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

11 Mars 2021, 10:35| Përditesimi: 11 Mars 2021, 13:48

  • Share

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është përballur sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për vendimin për për shkarkimin ose jo të saj. Gazetari i Report TV, Arsen Rusta raporton se në seancën u parashtruan konkluzionet e palëve.

KLGJ pasi dëgjoi konkluzionet e palëve vendosi që shpallja e vendimit do bëhet më dt 17 mars ora 10:00. 

Në parashtrimin e argumenteve të tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Meta ka deklaruar se gjyqtarja Hoxha ka kryer shkelje në 5 procese gjyqësore, në të cilat ka mungesë thelbësore në arsyetim të vendimeve.

Nga ana e tij avokati Ardian vishaj ka deklaruar se një gjyqtar nuk mund të hiqet për një kazus. Sipas tij rasti Billa ka shkelje për llogaritjen e viteve të denimit por jo një kazus për shkarkim.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e arrestuar për korrupsion nga SPAK, kërkoi që të dalë nga burgu, me argumentin se s’ka kush të kujdeset për fëmijët e saj. Gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK, pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë

Konkluzionet e ILD, Artur Metani sot para KLGJ: 

-              Nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal

-              Nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha, nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes duke cënuar parimin e paanësisë së gjykimit

-              Nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha i është atribuar dhënia e cilësive të ndryshme, herë si i paraburgosur dhe herë si i dënuar, gjatë periudhave të njëjta në funksion të pranimit të çdo kërkese të paraqitur nga ana e të njëjtit kërkues;

-              Nga ana e magistrates është aplikuar ulja e njëkohshme e dënimit për periudha më të gjata se periudha 12 mujore e vlerësimit të parashikuar në Ligjin nr. 8328/2008 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar.

-              Nga ana e magistrates nuk janë respektuar kriteret ndaluese për përfitim amnistie

-              Në 5 procese gjyqësore është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore

-              arrihet në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha janë aq serioze sa kanë cenuar vlerat themelore të saj; besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë; kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit.

kërkojmë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor:

Të administrojë provat e paraqitura nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në këtë procedim disiplinor

Të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates Enkelejda Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronjat “ç” dhe “dh” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “c”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar dhe caktimin ndaj saj të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

1615456090_ild1.jpeg

 

Foto nga mbledhja e ILD

 

1615464078_1615456103ild2.jpeg

 

Enkelejda Hoxha

 

Ora 10:57
FOTO/ Si e ka ndryshuar burgu gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Report Tv sjell foto nga brenda seancën në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ). E pranishme është edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Gjyqtarja ndodhet në burg që prej 11 shkurtit, e arrestuar me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

 

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?