“Lironi fakultetet”, studentët ndahen në dy grupe, një pjesë e vogël protestë para Parlamentit

24 Janar 2019, 20:02| Përditesimi: 24 Janar 2019, 20:08

  • Share

Shumicës së studentëve të Universitetit të Tiranës nuk po ju mundësohet vazhdimi normal i mësimit. Ambientet e brendshme të fakulteteve janë bllokuar nga një pakicë studentësh të cilët nuk kanë hequr dorë nga bojkoti mësimor. Studentët u mblodhën para Universitetit Politeknik ku kërkuan lirimin e ambienteve të fakulteve. Ata për të disatën herë i bënë kërkesë rektoratit të Universitetit të Tiranës për të rikthyer normalitetin në fakultet dhe për të nisur procesi mësimor.

Por një grup i vogël studentësh vazhdojnë të protestojnë. Ky grup u mblodh para Parlamentit, duke kërkuar plotësimin e kërkesave, pasi sipas tyre Pakti për Universitetin nuk jep zgjidhje serioze. Kujtojmë se në disa fakultete mësimi ka nisur normalisht, ndërsa studentët të cilët vazhdojnë bojkotin janë akuzuar se tashmë janë bërë palë me grupet politike PD dhe LSI dhe për këtë arsye nuk lirojnë fakultetet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?