Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Kronikë

Lironte të dënuarit me burgim të përjetshëm, ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha ankimon në KPA vendimin e KLGJ për shkarkimin nga detyra

29 Maj 2021, 16:42| Përditesimi: 29 Maj 2021, 16:57

  • Share

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apleimit (KPA) vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për shkarkimin e saj nga detyra. Në ankimimin e saj, Hoxha kërkon shfuqizimin e vendimit të  KLGJ pasi, sipas saj, është i papajtueshëm me Kushtetutën.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve.

Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë. 

Enkelejda Hoxha është e dyta gjyqtare për të cilën Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendimin për të pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkim nga detyra, për shkelje të rënda disiplinore lidhur me lirimet para kohe me kusht dhe e treta magjistrate e shkarkuar nga KLGJ pas një hetimi disiplinor të ILD-së, pas shkarkimit të gjyqtarëve Markelian Kuqo dhe Shkëlqim Miri

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?