Enkelejda Hoxha

Lironte 'të fortët' nga qelia, Apeli konfirmon: Dënohet me 3 vite burg ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha! Në fuqi edhe dënimet e tjera

11 Tetor 2022, 14:35| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 14:41

  • Share

Ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është dënuar përfundimisht me 3 vite burg, nga të cilat do të kryej 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi për dënimin e saj është konfirmuar sot nga Apeli i GJKKO, i cili ka lënë në fuqi të gjitha dënimet e shkallës së parë.

Hoxha është shpallur fajtore për korrupsion pas nga përgjimet doli se lironte të fortët nga qelia kundrejt pagesës. Avokati Aldo Tabaku u dënua me 4 vite burg, i cili luante rolin e  sekserit për të ndikuar te gjyqtarja për lehtësuar dhe liruar nga burgu të fortët. Për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 2.8 vite burg.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi e dënuar me 3 vite burg, nga të cilat do të kryejë 2 vite burg. Ndërsa Saimir Petani dhe Bledar Petani janë dënuar secili me 2.6 vite burg nga të cilat do të kryejnë 1.8 vite burg. Ata ishin të afërmit e të dënuarit që kishin futur avokatin mik tek gjyqtarja për ta liruar nga burgu. 

Të gjithë të dënuarit tashmë janë në fund të vuajtjes së dënimeve pasi vuajtja e dënimit u ka nisur që më 11 shkurt 2021. 

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erisa: 11/10/2022 19:33

    Na e beni lajm kaq te shpesht duke dasht me na mbush mendjen se i eshte dhene goxha denim? Po me fal, ka njeri parasysh se cfare krimi ka bere kjo e degjeneruar se vetem magjistrate nuk mund te quhet?! Kane tjeter integritet ato

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?