Ky është vendimi për caktimin e masës së sigurisë ndaj pogradecarit Orion Bali dhe një mësuesi fiskulture nga Zëmblaku, Adi Mullalli, të cilët u kapën për transportimin e 5 palestinezëve. Vendimi për lirimin e këtyre dy personazheve solli arrestimin dhe më pas çuarjen në burg, të protagonistëve që bënë përpjekje për lirimin e Orion Bali, i cili ishte arrestuar nga policia e Pogradecit, për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Nejton Balin, vëllai i Orionit, Klaudjo Zhilla pronar i hotel “Pazari” në Korçë, aty ku flinte gjyqtarja Mimoza Margjeka, avokati Skënder Demiraj dhe bashkëshorti i gjyqtares Mimoza, Arbër Cara, u arrestuan pikërisht për këtë vendim.
Sipas prokurorisë së posaçme SPAK, ky vendim është prodhuar si pasojë e një pagese prej 6 mijë euro të dhënë nga familjarët e Orion Balit. Por në pranga ka rënë vetëm gjyqtarja Mimoza Margjeka, e cila me sa duket kanë parë dhe tendencën e dy kolegëve të saj Etleva Temo dhe Olsi Xhavella për të dhënë masë të butë për dy të arrestuarit, dhe ka nisur pazaret me palët për ti marë shumën prej 6 mijë euro.
Hetimi deri në këtë fazë është fillestar dhe ende nuk është qartësuar më së miri momentet e tjera dhe zbardhja e bisedave të përgjuara. Në vendimin e gjykatës thuhet se të arrestuarve Orion Bali dhe Adi Mullalli, i ndryshohet masa e sigurisë nga “arrest në burg” në garanci pasurore kundrejt shumës, prej 5 milion lekëve të vjetra. Sipas avokatëve mbrojtës Orion Bali, nuk ka kryer veper penale, ose të paktën vepren penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. “…Ai ka pranuar faktin që ka transportuar me automjetin e tij tip “Benz” në pronësi të vëllait të tij, 5 palestinezë nga qyteti i Korçës në drejtim të qytetit të Tiranës, kundrejt shpërblimit 250 euro për rrugën (transportin), por jo për t’i ndihmuar ata për të kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme, por për t’i larguar nga kufiri. Prokuroria dhe gjykata kanë keqinterpretuar përmbajtjen e nenit që flet për “Dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit…”-u shprehën avokatët. Sipas tyre, në rastin konkret i rrestuari Orjon Bali, i ka transportuar 5 palestinezët, por jo për ti ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, por për ti larguar nga kufiri shtetëror, pasi itinerari i lëvizjes ka qënë Korçë –Tiranë.
Ndërsa avokatia e profesorit Andi Mullallit, Eralda Brahimasi, i ka pohuar gjykatës se:“…aktualisht kufiri me shtetet fqinje është i mbyllur, ky person nuk ka shanse të kaloj vetë kufirin, dhe jo më tepër që të ndihmojë persona të tjerë të hyjnë në Shqipëri. Nuk ekziston rreziku që i arrestuari të largohet dhe t’i fshihet hetimit. Ai jeton në Zëmblak dhe punon si profesor fizkulture në një shkollë shtetërore në Drejtorinë Arsimore Vendore Devoll…”. Të dy të arrestuarit kanë vënë si garanci pasurore shumën prej 5 milion lekë të vjetra, kërkese kjo që është pranuar nga gjykata e Apelit Korçë në datën 29 korrik 2020, duke liruar dy personat e arrestuar për transportimin e 5 palestinezëve nga Korça drejt Tiranës.
Tashmë lidhur me këtë çështje, gjykata e Posaçme, do të zhvillojë të shtunën në orën 10:00 seancën, për marrjen në pyetje për Nejton Balin, Klaudjo Zhillën dhe Skënder Demirajn, avokatin që akuzohet se i kanë dhanë shumën prej 6 mijë euro, bashkëshortit të gjyqtares Arbën Cara për të ndryshuar masën e sigurisë Orion Bali. Ndërsa në séance, pritet të marrin pjesë të 5 personat e akuzuar, të cilët akuzohen për veprën penale” Korrupsion pasiv I gjyqtarëve , prokurorëve dhe funksionarëve të drejtësisë.
Ky eshte komplet nje nga ato rastet e stisura te prokurorise, por qe ne fakt jane gatuar nga policia e leshit. Gjyqtaret arrestohen pa asnje prove. Thuhet se ka pergjime telefoni por asnje ku gjyqtari implikohet. Kjo eshte qesharake. Thuhet se jane paguar para por asnje evidence qe nje gjykates te kete marre ndonje para. E turpshme.
Përgjigju