Adrian Bajrami me fanellën e Shqipërisë

Sport

LISTA/ Braktisi Shqipërinë, Adrian Bajrami ftohet nga kombëtarja e Zvicrës

2 Tetor, 10:43| Përditesimi: 2 Tetor, 10:53

  • Share

Për herë të parë, mbrojtësi Adrian Bajrami është ftuar nga kombëtarja e Zvicrës, një muaj pasi 23-vjeçari refuzoi të bashkohej me Shqipërinë, paçka se ishte pjesë e kuqezinjve.

Bajrami ka qenë pjesë e U-21 të Shqipërisë dhe ka luajtur në tre takime me ekipin A, por miqësore, çka i dha të drejtë atij të zgjidhte një tjetër ekip. Largimi i tij ishte si një 'rrufe në qiell të hapur' për drejtuesit e ekipit kuqezi.

Andi Zeqiri dhe kapiteni Granit Xhaka janë shqiptarët e tjerë pjesë e 'Helvetëve'.

Zvicra do të luajë dy ndeshje në transfertë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 me Suedinë më 10 tetor dhe në 13 tetor me Slloveninë.

Lista e Zvicrës

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 02/10/2025 13:07

    Mbare e mire te shkofte aventura e re, rrenjet e tij mbeten kuqezi! Faleminderit per cka i ke dhene Shqiperise ne aq kohe sa ke luajtur me te rinjte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?