Për herë të parë, mbrojtësi Adrian Bajrami është ftuar nga kombëtarja e Zvicrës, një muaj pasi 23-vjeçari refuzoi të bashkohej me Shqipërinë, paçka se ishte pjesë e kuqezinjve.
Bajrami ka qenë pjesë e U-21 të Shqipërisë dhe ka luajtur në tre takime me ekipin A, por miqësore, çka i dha të drejtë atij të zgjidhte një tjetër ekip. Largimi i tij ishte si një 'rrufe në qiell të hapur' për drejtuesit e ekipit kuqezi.
Andi Zeqiri dhe kapiteni Granit Xhaka janë shqiptarët e tjerë pjesë e 'Helvetëve'.
Zvicra do të luajë dy ndeshje në transfertë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 me Suedinë më 10 tetor dhe në 13 tetor me Slloveninë.
Lista e Zvicrës
Komente
