Partizani do luajë kundër BATE Borisov në turin e parë kualifikues të Champions League. Më 11 korrik në "Air Albania", duke nisur nga ora 20:45 kampionët e Shqipërisë do kërkojnë të shkojnë në ndeshjen e kthimit në Hungari me një rezultat të mirë, teksa UEFA ka treguar edhe listën e lojtarëve të regjistruar nga trajneri Zoran Zekic.
Në 22 emrat e renditur në UEFA, mungon afrimi i fundit, Gjelbrim Taipi dhe Matondo e Rexhepi. Në portë të gatshëm do jenë Hoxha dhe Qirko, teksa në mbrojtje bie në sy një prapavijë pa shumë eksperiencë.
Në mesfushë janë afrimet e verës, si Mehmeti dhe Grezda, teksa në sulm edhe Keko, së bashku me lojtarët që ishin edhe sezonin e fundit.
Lista për Champions League:
Portierët: Alban Hoxha, Pano Qirko
Mbrojtësa: Atanaskoski, Preka, Buxhelaj, Sota, Saliu, Hadroj
Mesfushorët: Zekolli, Mehmeti, Grezda, Maguette, Telushi, Murataj, Bilalli, Rrapaj
Sulmues: Selmani, Keko, Cara, Mensah, Da Silva, Mba