Udhëri i presidentit Donald Trump, për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga SHBA mund të prekë edhe 1 mijë e 874 shqiptarë, mes 1.4 milionë personave në tërësi.
Të paktën kështu thotë edhe një dokument i Drejtorisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE), në SHBA, i publikuar nga Fox News. Shifra prej 1.4 milionë do të thotë se çështjet e atyre që janë urdhëruar të largohen janë dëgjuar dhe më pas është vendosur për dëbimin e tyre.
Dokumenti i publikuar nga kjo media amerikane pasqyron të dhëna nga nëntori i vitit 2024, të cilat thuhet se do të gjejnë zbatim edhe gjatë fushatës anti-emigracion të presidentit Trump.
Dokumenti i Operacioneve të Zbatimit dhe Dëbimit të ICE-së (ERO) zbulon se këta qytetarë shqiptarë janë aktualisht në dosjen e personave që nuk janë në paraburgimet e ICE-së, por kanë urdhra përfundimtarë të largimit, duke e vendosur Shqipërinë midis vendeve të rangut të mesëm të prekur nga dëbimet e mundshme.
Nga 1.4 milionë emigrantë të paligjshëm në SHBA, 261, 651 prej tyre rezultojnë me origjinë nga Honduras, 253, 413 nga Guatemala, 252,044 nga Meksikad dhe 203,822 nga El Savador.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente

Jane me shume edhe se Afganistani!!!!! E mjera shqiperi.
PërgjigjuShumica e ketyre jane tifozat e trump. Ta gezoni mbretin tuaj trump !
PërgjigjuJam I sigurt qe treqereku do te kishin votu Trapin nqs do te kishin qene qytetar amerikan se tre trashit ne pergjithsi votojn djathtas ne Amerike
PërgjigjuKeta kane qene ne liste qe ne kohen e Biden te regjistruar si emigrant ilegal, sepse u eshte mohuar ceshtja ne gjykate per te fituar dokumente. Pra, edhe nen presidencen Biden do te kishin nje urdher per tu larguar. Duke qene se tani Shqiperia po mekebet, mire eshte te marrin te ardhurat dhe te hapin sipermarrje ne Shqiperi.
Trapi nuk ua dha mundesine ta votojne. Njesoj si kundershtaret e Maduros qe duhet te kthehen ne Venezuele tani.