Kombëtarja në 'Air Albania'

Sport

Lista e Kombëtares me risi, Sylvinho e zbardh të plotë të premte! Trajneri 'jep llogari' para medieve (Programi)

27 Gusht, 11:17| Përditesimi: 27 Gusht, 11:22

  • Share

Është përcaktuar programi i Kombëtares së futbollit për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë.

Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho do të bëhet më 29 gusht në orën 09:00, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet më 1 shtator.

Ndeshja miqësore Gjibraltar - Shqipëri do të luhet më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00.

Ndërsa ndeshja Shqipëri - Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në orën 20:45.

Për herë të parë pjesë e Kombëtares do jetë edhe sulmuesi Cristian Shpendi, që deri tani ka luajur me Shpresat e Alban Bushit.

Programi i Kombëtares

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?