Këto 500 tituj të renditur në listën paraprake të titujve rekomandues për bibliotekat e shkollave për këtë vit, të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, janë kthyer në 'mollë sherri'. Ndër kontestuesit e parë të saj, ka qenë Instituti i Historisë, përmes drejtuesit të saj, studiuesit Afrim Krasniqit, i cili thekson se kjo listë nuk është konsultuar me asnjë institucion kërkimor dhe shkencor dhe se në të, siç mund të verifikohet lehtësisht, nuk ka asnjë botim nga institutet albanologjike. Më tej ai ngre shqetësimin se 'mungesat e mëdha e profesionale janë zëvendësuar kryesisht me autorë amatorë të pacertifikuar nga asnjë bord, institut shkencor apo recensues në botimet e tyre'.
Akuzat e drejtuesit të Institutit të Historisë për mungesë transparence dhe grupime të dyshimta të përfshira në përzgjedhjen e titujve, MAS, i ka hedhur poshtë përmes një deklarate të Drejtori i Drejtorisë së Politikave të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, njëherësh drejtues i bordit për listën rekomanduese të titujve për bibliotekat e shkollave, Shkëlqim Allkaj. Në të, ai thekson se në proces janë marrë parasysh propozimet me 750 tituj të rrjeteve profesionale të mësuesve, 930 tituj të rekomanduar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare dhe 230 të propozuar nga Shoqata e Botuesve të Teksteve Shkollore.
Sipas tij, përzgjedhja paraprake është bërë nga një bord i ngritur, anëtarët e të cilit ende nuk na janë bërë të ditur nga Ministria e Arsimit, pavarësisht kërkesës për informacion të Report tv.
Ndërkaq thekson më tej se lista është e hapur për konsultim. Nga ana tjetër Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e drejtuar nga botuesi Petrit Ymeri, është shprehur në një reagim, se dy takimet konsultative të mbajtura me MAS dhe kërkesa që i ka drejtuar për listën e titujve të bibliotekave, parë titujt e publikuar, nuk kanë rezultuar efektive.
Ndërsa vë theksin tek 'anonimiteti' i ruajtur i bordit, nënvizon disa nga problematikat, që lidhen me: Tituj të vjetër që nuk ekzistojnë të mbartura nga një listë te tjetra ; botime te shtëpive botuese që nuk ekzistojnë; tituj librash në anglisht nga botues të huaj dhe seri librash për fëmijë me 20-30 tituj, vepra të mira të letërsisë shqipe që mungojnë. Siç thekson më tej, një përzgjedhje e tillë me tituj me seri ka sjellë që disa shtëpi botuese që në këtë mënyrë të kenë edhe më shumë se 60, 70 apo 90 tituj librash nga sa përmenden në listë. Ymeri e konsideron këtë procedurë si mëpërkëmbje të dinjitetit të botuesve cilësorë dhe vë në pikëpyetje nëse këta të fundit duhet të vijojnë të jenë pjesë e këtij procesi.
Janë disa shtëpi botuese që ndihen thuajse të papërfillura nga lista me 500 tituj. Ndër botuesit që kanë reaguar është edhe Ylli Molla, i cili kritikon përfshirjen e autorëve të implikuar në ish-Sigurimin e Shtetit, duke përendur konkretisht Pilo Shanton dhe Neshat Tozajn.
Por, jo vetëm në Shqipëri, kritika vijnë edhe nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, që thonë se ndër titujt e përzgjedhur nga shtëpitë e tyre botuese janë vetëm 0,4 për qind, ose dy tituj.
Pilo Shanton nuk e njoh,kurse Neshat Tozaj ka qene shume i njohur,bile e kemi takuar ne nje takim me shkrimtare qe beri shkolla kur ishim ne 8-vjecare,nje pjese e librave te tij jane bere dhe filma. Cfare i ben interesant veprat e tij por dhe filmat bazuar ne to eshte tema /thriller/ qe ka sukses ne cdo kohe e ne cdo regjim dhe nuk ka te beje fare pse duken si material Sigurimi me armiq te popullit,diversante e sabotatore.Mendoj qe nuk perben rrezik.S'krijon admirues diktature e komunizmi me libra te tilla,por mund te shoqerohen me nje fare paralajmerimi per lexuesin per kohen nga vine e mendesine me te cilen jane shkruar.
Përgjigjupa tjeter qe thrilleri shet por kur thrilleri eshte propagande e nje regjimi gjakatar per poppullin e vet pa dyshim nuk mund te perfshihet. e sidomos kur autori ka perdorur ekspertizen e tij ne denimin e jo pak njerezve. Komentova se keto dite po qarkullon ne rrjet nje "ekspertize" e tille e firmosur nga tozaj
Keto gjera nuk ndodhnin ne kohen e Besa Shahinit sepse kishte intergritet
PërgjigjuProponoj qe ne lista te vihen autore si Qazim Mulleti,Mithat Frasheri,Mehdiu Frasheri,Arshi Pipa,Frank Shkreli,Hamit Matiani.Jane koka te medha,i Kane sherbyer vendit.Patriote te medhej,madje disa prej tyre i sherbyen me vendosmeri "agjensi e Mike"
PërgjigjuAgjenci mike i thone sot dhe krenohen me bashkepunimin me ta, qeveritaret. Pu ju zotrote nga amerika shkruani?
Plasa duke thënë se ketë shtet e drejton ende Sigurimi i Shtetit!!
Përgjigju