Pallati i dëmtuar në Kombinat

Lista e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit që duhet të rindërtohen nga e para në Kombinat (FOTO)

21 Korrik 2020, 19:54| Përditesimi: 21 Korrik 2020, 20:17

  • Share

Tetë pallate të tjera në Kombinat do të duhet të rindërtohen, ndërsa një tjetër do të përforcohet. Bashkia e Tiranës zhvilloi sot seancën e dytë të dëgjesës me inxhinierë dhe ekspertë, të cilët kanë kryer vlerësimet përkatëse për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Kombinat dhe Astir, e në bazë të përfundimit të raportit të tyre do të merret vendimi për prishjen ose jo. Nga ekspertiza rezulton se nga 9 pallate të marra në shqyrtim, 8 prej tyre nuk plotësojnë asnjë standard dhe nuk ofrojnë asnjë siguri për banorët, ndaj do të duhet të rindërtohen, ndërsa për një tjetër do t’i propozohet Këshillit Bashkiak për të akorduar buxhetin për riparim.

Nga analiza e kësaj ekspertize dhe e vlerës së punimeve të rikonstruksionit, rezultoi se:

“PALLATI 1”, RRUGA “3 DESHMORET”, do të përforcohet pasi nuk ka dëme në kolona por vetëm në muraturë dhe kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 26.7%.

 “PALLATI 145”, RRUGA “SOKRAT MOSKO”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 72.35 %

 “PALLATI 163/1 & 163/3”, RRUGA “ALI KELMENDI”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 74.0%.

 “PALLATI 155/1”, RRUGA “LLAMBI BONATA”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 78.14%.

 “PALLATI 152/3”, RRUGA “HAKI STERMILLI”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 75.0%

 “PALLATI 131”, RRUGA “LLAMBI BONATA”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 79.41%

 “PALLATI 159”, Rruga “Llazi Miho”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 74.68%

 “PALLATI 141”, RRUGA “SOKRAT MOSKO”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 80.26%

 “PALLATI 154”, RRUGA “SOKRAT MOSKO”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 81.5%

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?