Lista e PL për kandidatët për Këshillin Bashkiak, Xhixho-Caka: Parlamenti i qytetit do të jetë i hapur për zërin e qytetarëve të Tiranës

11 Mars 2023, 12:24| Përditesimi: 11 Mars 2023, 13:28

  • Share

Partia e Lirisë disa ditë më parë miratoi listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës. Lista e cila udhëhiqet nga Silva Caka, Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Tedi BLushi dhe Ana Hazizaj e cila vjen nga forumi rinor ka në përbërje të saj sipas PL profesionistë të të gjitha fushave, të cilët do të jenë përfaqësues të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.

Për të prezantuar këtë listë ka dalë sot në një konferencë nga Selia e PL, nënkryetarja e kësaj force politike, Erisa Xhixho dhe Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka

Xhixho tha se kjo është lista e cila do të bëhet publike dhe do të prezantohen të gjithë kandidatët javën që vjen, ndërkohë që është plotësuar gjithë dokumentacioni i nevojshëm dhe i domosdoshëm ligjor për të gjithë kandidatët.

“Kjo listë përfaqëson vlerat më të mira të grave, të vajzave, të intelektualëve të të gjitha fushave, të të rinjve duke qenë nesër zëri i çdo qytetari të Tiranës në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Parlamenti i qytetit pas zgjedhjeve të 14 Majit do të jetë më në fund në duart e qytetarëve të Tiranës, pasi koha e llogaridhënies po vjen, Çdo taksë që qytetarët e Tiranës paguajnë do të jetë në transparencë dhe në sytë e publikut. Parlamenti i qytetit do të jetë i hapur për zërin e qytetarëve të Tiranës. Tani kam nderin ti jap fjalën, Silva Cakës, e cila drejton listën fituese tonën në Këshillin Bashkiak të Tiranës”, tha Erisa Xhixho.

Nga ana e saj kryesuesja e listës, Silva Caka, u shpreh se kjo është përgjegjësi shumë e madhe që, “e cila ka të bëjë me një qytet që është më i madhi në Shqipëri, jo vetëm për nga sipërfaqja, jo vetëm për nga numri i popullsisë, por është edhe më i madhi për shkak të  investimeve, por është më i madhi edhe për shkak të dinamikës së madhe që e karakterizon.

“Si bartëse e listës së Tiranës për Këshillin Bashkiak nga Partia e Lirisë ndërmarr një angazhim, por në emër edhe të gjithë anëtarëve ose kandidatëve të tjerë të kësaj liste, ndërmarrim një angazhim për tja kthyer Tiranën pikërisht atyre që u takon. Tirana u takon qytetarëve të Tiranës. Tirana nuk u takon uzurpatorëve. Tirana nuk u takon hajdutëve. Tirana nuk u takon korrupsionit, mafias dhe krimit të organizuar. Kështu që për këto arsye, japim garancinë e plotë se çdo anëtar i Këshillit Bashkiak nga Partia e Lirisë, çdo kandidat, të 62 kandidatët e kësaj liste, do të jenë zëri dhe njëkohësisht do të jenë dera e hapur për çdo qytetar që dëshiron ta ngrejë vetë zërin në Parlamentin e Tiranës. Në kushtet kur çdo gjë është e kapur nga një qeverisje e korruptuar, atëherë ti kthejmë këto parlamente nga parlamente moniste në parlamente të vërteta vendore, në zërat e vërtetë të qytetarëve të Tiranës. i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që më 14 Maj të vlerësojnë një listë e cila përbëhet nga të rinj, nga gra dhe profesionistë të jashtëzakonshëm të Partisë së Lirisë. i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që tia rikthejnë kryeqytetin, pikërisht vetë atyre. Ta rikthejnë tek vetja këtë qytet. Faleminderit dhe u uroj suksese të gjithë kandidatëve të Partisë së Lirisë”, tha Caka.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 11/03/2023 18:16

    Dolen keto putanat e PL

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?