Trofeu i Topit të Artë

LISTA E PLOTË/ 30 finalistët për të fituar 'Topin e Artë', Granit Xhaka sfidon Vinicius dhe Rodrin! Jashtë Lionel Messi

4 Shtator, 21:08| Përditesimi: 4 Shtator, 21:23

  • Share

Ceremonia e ndarjes për trofeun e Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.

Tanimë 'France Football' ka bërë publike edhe listën e ngushtë me 30 finalistët që do u paraqiten trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve, si edhe gazetarëve në mbarë botën, nga ku me votë do dalë fituesi i 'Topit të Artë' 2024.

Bie në sy se Lionel Messi, fituesi në fuqi i trofeut më të rëndësishëm individual në botë për futbollistët, ka mbetur jashtë. Për herë të parë në 21 vitet e fundit Messi dhe Ronaldo nuk janë mes 30 emrave finalistë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar së bashku 13 trofe të tillë në 15 vitet e fundit. Vetëm Luka Modric (2018) dhe Karim Benzema (2022) arritën ta fitojnë këtë trofe në këto vite.

Sipas medieve në Evropë, favoritët për ta fituar trofeun e 2024 janë Vinicius Jr. i Real Madrid, Rodri i Man. City apo edhe Jude Bellingham po i madrilenëve. Në listë bie në sy emri i Granit Xhakës, mesfushorit shqiptar që ndihmoi Bayer Leverkusenin të fitonte trofeun e parë të Bundesligës në histori.

Kylian Mbappe, Haaland, Lamine Yamal, Dani Olmo, Harry Kane, Toni Kroos apo edhe Rudiger dhe Hummels janë mes emrave të nominuar.

Lista e plotë:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?