Sociale
Top 24

Lista e plotë/ Ja lejet e reja të legalizimeve në Tiranë

4 Gusht 2019, 07:34| Përditesimi: 4 Gusht 2019, 15:50

  • Share

ALUIZNI ka shpallur listën e re të qytetarëve të Tiranës, të cilët kanë gati lejet e legalizimeve për objektet që kanë ndërtuar pa leje. Agjencia e Legalizimeve publikon listën me personat që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë përfituar tashmë lejen e legalizimit. Përfituesit janë në njësitë administrative të qytetit të Tiranës.

Drejtoria e ALUIZNI-t njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t (Tirana Jug). Më tej, procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Kadastër.

Menjëherë pas regjistrimit të certifikatës së pronësisë, përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Kadastrës do të bëhet nga Agjencia.

Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

( Kliko këtu ) lista e plote me emrat

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?