Pas 5 viteve në zonën e sigurt, në vitin 2020 Shqipëria u përfshi në listën gri sa i takon pastrimit të parave, duke u vendosur kështu nën monitorim të zgjeruar nga Task Forca për Veprim Financiar (FAFT) në Bruksel. Ky vendim u konfirmua edhe në mars 2021, pas konstatimit të hallave të dobëta për të goditur pastrimin e parave. Pas kalimit nga zona jeshile në listë gri, autoritetet shqiptare duhet të raportojnë sistematikisht për masat kundër pastrimit të parave. Një javë më parë, qeveria vendosi të ndryshojë ligjin e vitit 2008 për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit, me qëllim për të intensifikuar luftën kundër pastrimit të parave.
Përpos të tjerave, ndryshimet zgjerojnë rrethin e personave që do të jetë objekt i ligjit kundër pastrimit të parave. Shqiptarja.com sjell sot kategoritë e plota të personave që do të jenë objekt i veprimit të ligjit kundër pastrimit të parave, jo vetëm gjatë detyrës, por deri në tre vite pas largimit nga detyra. Përfshihen të gjitha kategoritë si në ligjin në fuqi, ashtu edhe në ndryshimet e fundit, të cilat pritet që qeveria t’i referojë në Kuvend për miratim. Për herë të parë, të gjithë anëtarët e forumeve të larta të PD, PS, LSI, por edhe të partive të tjera, do të objekt i ligjit kundër pastrimit të parave.
Prokurorët e SPAK, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe anëtarët e gjykatave socialiste do të jenë gjithashtu të përfshirë në grupin e personave të ‘ekspozuar politikisht’. Krerët e shtetit shqiptar, ministra, deputetë, gjyqtarë dhe prokurorë të çdo niveli, drejtorët, kryetarët e bashkive etj., vijojnë të mbeten në rrethin e peronave të ekspozuar me risk për pastrim parash. Subjekte monitorimi janë edhe familjarët e të gjithë personave të ekspozuar politikisht. Nën vëzhgim do të janë edhe biznesmenët që janë në marrëdhënie të ngushtë me politikanët ose që kanë krijuar përfitime me një nga personat e ekspozuar politikisht, pra njerëzit e tenderave dhe koncesioneve.
Ndryshimet ligjore zgjerojnë dhe detajojnë të huajit që do të janë në rrethin e personave të ekspozuar.
Kategoritë e ekspozuara politikisht për pastrim parash
Anëtarët e kryesisë, këshillave dhe asambleve të partive politike
Biznesmenët me lidhje interesa me pushtetarët
Çdo person që ka përftuar nga një person i ekspozuar politikisht
Anëtarët e bordeve të bankave qendrore
Të ngarkuarit me punë në ambasada
Anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve shtetërore
Çdo përfaqësues i organizatave ndërkombëtare
Të huaj që kanë pasur pozicione të rëndësishme në vendet e tyre
Çdo i huaj që vjen nga vendet me risk
Për paqësuesit e SPAK dhe gjykata speciale
Kreu dhe anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit
Anëtarët e KLGJ dhe KLP
Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Anëtarë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Presidenti, kryeministri, zv/kryeministri, ministrat
Deputetët, zëvendësministrat
Kryetarët e bashkive
Gjyqtarët dhe prokurorët të gjitha shkallëve
Drejtuesit e zyrave përmbarimore
Kreu i KLSH, Avokati i Popullit
Anëtarët e KQZ
Inspektori i Lartë i Drejtësisë bashkë me inspektorët e tjerë
Drejtorët e niveli të lartë dhe të mesëm
Kreu i ILDKP
Prefektët dhe kryetarët e këshillave të qarqeve
Kreu i SHISH
Komandantët e Forcave të Armatosura
Drejtuesit e institucioneve të pavarura publike
Anëtarët e enteve rregullatore;
Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit
Drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit,
Drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e drejtorive të Tatimeve
Drejtori, zëvendësdrejtori dhe drejtorët e drejtorive të Doganave
Drejtori dhe drejtorët e drejtorive të në Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave
Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave,
Drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë,
Zyrtarët, që emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Zëvendësguvernatori i BSH dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj.
Administratorët e shoqërive me më shumë se 50 punëtorë ku shteti ka mbi 50 për qind.
Kandidatët për gjyqtarë dhe prokuror të çdo niveli
Kandidatët për hetues të BKH
Po shoket e zevendesministrit qe i ka per te mcefur leket do i hetoni?
PërgjigjuDo u hani karin
PërgjigjuMe gjithe KOQE.