Universiteti i Historisë dhe Filologjisë

Sociale

Lista e plotë/ Nga mësuesia tek inxhinieria, ja degët prioritare! Nëse i zgjedhin, studentët 40 mijë lekë bursë, pa kriter mesatareje

10 Korrik 2023, 09:27| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 09:30

  • Share

TIRANË- Të gjithë studentët që do të zgjedhin degët prioritare do të përfitojnë bursë sa paga minimale, ndërsa nuk do të ketë kriter mesatareje. Ky vendim i Këshillit të Ministrave është publikuar në faqen zyrtare, ndërsa në listë janë shtuar edhe disa degë të tjerë prioritare, siç janë arsimi parashkollor dhe ai fillor. Po ashtu janë shtuar edhe degët, Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, si edhe zootekni dhe siguria e produkteve blegtorale.

Në ndryshim nga vendimi i vitit 2022, Qeveria vendosi që të heqë kriterin e mesatares me qëllim që të nxisë maturantët që të zgjedhin të studiojnë për degët prioritare, ku do të përfitojnë bursën me vlerë 40 mijë lekë, por me kushtin që pas përfundimit të studimit do punojnë për 3 vite në Shqipëri.

Shqiptarja.com sjell listën e plotë të degëve prioritare, mes të cilave janë mësuesia, turizmi, disa inxhinieri etj. Kuotat do të ndahen sipas Universiteteve në varësi të numrit të studentëve dhe programeve në listën prioritare që do të aplikohen në universitetet e vendit.

Lista e plotë e degëve prioritare

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 17/07/2023 10:05

    Nese dikush qe ka dal me mesatare 6 ne gjimnaz, vete ne universitet per matematik fizik pa konkurs sa per te mar 400 mij lekshin. E merr universitetin me nota minimale. Ne fund do te kemi qe profesor matematike pa nivel per te cilin shteti ka investuar shume lek.

    Përgjigju
  • Iris: 11/07/2023 00:00

    Ne kohen e Xhaxhit ishte mesatarja dhe biografia,por per disa dege duket se ishin te preferuara nga elita e kohes,ose duhet te kishe mik,per te tjerat,te jepnin mundesi te zgjidhje midis 3 degeve,qe jo gjithemone ishin interesante,ose te preferuara.Kur erdhi gjenerata jone,konkursi ishte ai qe te fuste ne UT,por kishte dege qe i shoh dhe ne listen e mesiperme,qe nuk kerkonin konkurs,sepse nuk i preferonte askush.Me vone formula e pranimit ne universitet u ndryshua perseri.Duket qe dy probleme jane ato qe dalin me shpesh:1-ceshtja e punesimit qe po ndikon dhe ne preferencat e studenteve dhe fatin e disa degeve dhe 2- paaftesia e shtetit per te gjetur formulen e arte qe do t'i jape fund problemeve te arsimit shqiptar,(me/pa mesatare,mesatare te ulet/te larte,me/pa konkurs,hiq/vendos lende e dege,etj).

    Përgjigju
  • Kallam sheqeri: 10/07/2023 15:21

    Te dalesh mesues dhe inxhinjer me mesatare gjimnazi 6.5-7 eshte TURP dhe nje “risk” ne investime 2030-2040 ne shqiperi ! Pse ? Sepse nje nxenes me mesatare 7 ku note 9-10 ka vetem fiskulturen dhe te tjerat 7-8 , te behet mesues apo inxhinjere apo dege te tjera tregon cilesi dobet ne punen qe do beje neser pra kjo tregon qe kurba e degradimit ka nisur ndaj duhet te kemi kujdes qe te kuptojme qe me kete ritem duhet me mire te mbyllen disa dege sot ne universitet sesa te mbyllet ekonomia neser nga keqmenaxhimi dhe produkti skarco qe nxjerr shkolla ! Ne shkolle duhet nje dege “sjellje” qe nxenesit te kuptojne pse ne shoqerite moderne ne perendim ecen “gjeniu” dhe gjenialiteti dhe jo te “fortet e lagjeve” kjo tregon qe mesa duket universiteti nuk ka nxenes lind pyetja pse kerkojne mesues kur ska nxenes??

    Përgjigju
    • DAVIDA: 11/07/2023 20:59

      Nuk ka shumë vlerë mesatarja e pranimit .Ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë padrejtësi në vlersimin e notave në gjimnaz, dike e kanë mbajtur me hader dhe i kanë dhënë me shume seç ka merituar. Dikujt nuk i kanë dhënë atë vlersimin e merituar. Dhe në provimet e maturës shumë parregullsi.Faktorë tjerë janë dhe problemet e vetë nxënësve por që duan ti rregullojnë , dhe pse mos të kenë një mundësi studimit kur kanë vullnetin.

  • Llum Shipërie: 10/07/2023 11:16

    Dmth e keni shkatërruar në embrion arsimin tani doni ti blni gropën përfundimiaht këtij vendi.....edhe ngelës të jenë mundësisht i japim lekë vetëm të bëhet numri se po mbesin petagogët pa punë....tuuurp! Po e shkatërroni në shtyllë kurrizore këtë komb! Normal kur ke në qeveri me diplomë UET KRISTAL ETJ PA FUND KËTO JANË REZULTATET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?