Lista e re e Vetingut/ Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari dhe gjithë KLD-ja nën hetim

17 Nëntor 2018, 07:07| Përditesimi: 17 Nëntor 2018, 10:23

  • Share

Pesë javë pasi mori lejen prindërore dyvjeçare, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjonin, njëherësh gjyqtar i Apelit në Tiranë dhe anëtarë i Kolegjit Zgjedhor, po i nënshtrohet skanerit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Emri i Gjin Gjonit, një prej gjyqtarëve më të përfolur në Shqipëri për nivelin e pasurisë, është përzgjedhur nga administrata e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, me anë të shortit. Disa ditë më parë, zëvendësambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Daniel Koski, i dha një mesazh të qartë Gjin Gjonit, teksa tha se ishte dakord me pohimin e tij që leja prindërore të mos përdorej për t’ju shmangur Vetingut. Ndërkaq, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se ka nisur tashmë procedura e rivlerësimit të Gjin Gjonin për të tre komponentët e Vetingut. Krahas Gjin Gjonit, është përzgjedhur dhe po i nënshtrohet Vetingut edhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit. Fatmira Hajdari ka deklaruar një pasuri të pazakontë ndër vite, përfshirë edhe ndërtimin e një pallati në Tiranë.

Përmes shortit janë përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut edhe pesë anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht Eneida Civici, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Petrit Çomo dhe Ridvan Hado, që të gjithë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit. Gerd Hoxha është edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, i njohur po betejën e tij kundër ligjit të Vetingut. Pjesë e listës janë edhe tre gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatri Islamaj, Evjeni Sinojmeri dhe Flutura Skënderi. Në listë janë edhe 11 gjyqtarë pranë Gjykatave Administrative të Apelit, konkretisht Alkelina Gazidede, Altina Nasufi, Amarildo Laçi, Arjan Qafa, Bari Shyti, Bernina Kondi, Blerona Hasa, Enkelejda Softa etj. Përmes shortit janë zgjedhur edhe 15 prokurorë të apelit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, përfshirë Altin Dumani, Arben Qosja, Edmond Hyka, Genti Xholi, Nezir Gjoka, Henrik Haxhiraj, Kleanthi Zeka, Bilbil Mete etj.

Nis hetimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se për 21 gjyqtarët dhe 15 prokurorët ka nisur tashmë procedura e rivlerësimit. “Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11 të nenit 3 dhe të pikës 4 të nenit 6 të “Rregullores për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, pas miratimit të listës me vendim nr. 55 të datës 08.11.2018 të Komisionit, më 15 nëntor 2018 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit, si më poshtë....”, thuhet në njoftim. Fillimisht, për secilin subjekt, KPK administron nga një raport të hartuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale. Pavarësisht përmbajtjes së raporteve, KPK dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kryejnë hetime të theluara për njërin element ose për të tre elementet. Në bazë të gjetjeve, KPK vendos për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të secilit subjekt.

Si e siguroi Gjin Gjoni lejen prindërore
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të datës 11 tetor të këtij viti, Gjin Gjoni siguroi një leje dyvjeçare prindërore. Kërkesa e beftë u paraqit nga anëtari Gerd Hoxha, i cili tha se Gjin Gjoni është bërë me vajzës dhe për shkak të se vajza dhe bashkëshortja janë rezidente në Gjermani, nuk mund të qëndrojnë më shumë se tre muaj në Shqipëri. Sipas gjyqtarit, kjo situatë do të kërkonte angazhimin e tij çka do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve dhe zvarritjen e dosjeve. “Në kërkesën e tij zotëria parashtron faktin se është bërë me vajzë. Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjerman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme, -thotë z. Gjoni, -nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces. Për këtë arsye, është në nderin e tij që ne t‟i japim leje”, ka pohuar Gerd Hoxha. Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e konsideroi lejen të paligjshme.“Është e qartë se nuk është objekti i kërkesës, por vetëm vetingu i padëshiruar që e ka çuar anëtarin e KLD-së deri në këtë absurd”, tha ministrja Gjonaj.

Lista e re me gjyqtarët dhe prokurorët në Veting

  1. Eneida Civici Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)
  2. Gerd Hoxha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD
  3. Gjin Gjoni Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (KLD)
  4. Neritan Cena Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)
  5. Petrit Çomo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)
  6. Ridvan Hado Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (KLD)
  7. Evjeni Sinojmeri, Gjykata e Apelit Tiranë
  8. Fatmira Hajdari Gjykata e Apelit Tiranë
  9. Fatri Islamaj Gjykata e Apelit Tiranë
  10. Flutura Skënderi  Gjykata e Apelit Tiranë
  11. Alkelina Gazidede Gjykata Administrative e Apelit
  12. Altina Nasufi Gjykata Administrative e Apelit
  13. Amarildo Laçi  Gjykata Administrative e Apelit
  14. Arjan Qafa Gjykata Administrative e Apelit
  15. Bari Shyti Gjykata Administrative e Apelit
  16. Bernina Kondi Gjykata Administrative e Apelit
  17. Blerona Hasa Gjykata Administrative e Apelit
  18. Enkelejda Softa Gjykata Administrative e Apelit
  19. Fjoralba Prifti Gjykata Administrative e Apelit
  20. Lindita Sinanaj Gjykata Administrative e Apelit
  21. Rilinda Selimi Gjykata Administrative e Apelit
  22. Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë
  23. Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë
  24. Edmond Hyka Prokuroria e Apelit Tiranë
  25. Genti Xholi Prokuroria e Apelit Tiranë
  26. Nezir Gjoka Prokuroria e Apelit Tiranë
  27. Henrik Haxhiraj Prokuroria e Apelit Vlorë
  28. Kleanthi Zeka Prokuroria e Apelit Vlorë
  29. Pelivan Malaj, prokuror i Apelit në Vlorë
  30. Brahim Dragjoshi Prokuroria e Apelit Shkodër
  31. Rozeta Goskova, Qirjaqi Prokuroria e Apelit Korçë
  32. Gjon Fusha Prokuroria e Apelit Gjirokastër
  33. Moisi Duda Prokuroria e Apelit Durrës
  34. Ludivik Dodaj Prokuroria e Apelit Durrës
  35. Bilbil Mete Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
  36. Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Valter: 19/11/2018 19:35

    Per arben dollapin njeri i rregullt te ishte i korruptuar do kishte dale nje fjale njerez si ky i duhen drejtesise shqiptare jo keta te korruptuar qe jane sot si zorra neper gjykata Duke grabitur njerezit

    Përgjigju
  • Luani: 19/11/2018 18:38

    Gjyqetaret e shkalles se pare,prokuroret ,gjyqetaret e apeleve te cilet nuk kane kaluar akoma ne veting punojne me moton "ka te drejte ai qe paguan me shume"

    Përgjigju
  • shqiptari: 17/11/2018 16:34

    keto po dalin mire vetem me shkarkime dhe kaq po gezojne pasurin keto duhen te denohen ne menyre te menjehershem sapo te mbaroje gjykimi direkt prangat ca bohet keshtu i lirojn dhe ato jan te lire te gezojn pasurine

    Përgjigju
    • Emri: 17/11/2018 18:25

      do hiqen njeher nga gjyqsori pastaj fillon procedimi penal

  • Myftari: 17/11/2018 09:48

    Kesaj liste,ne menyre urgjente duhe t'i shtohet edhe gjyqtari i shkalles pare Tirane Ilir Mustafaj qe ka qene edhe antar i KLD.Ky njeri i paskrupullt qe te rremben edhe leket qe ke ne xhep.Eshte duke bere namin ne te gjitha ceshtjet qe ka ne dore tani para se te kaloje ne veting.KPK dhe ONM duhet ta kishin perzgjedhur per veting dhe shkarkuar ne menyre imediate.

    Përgjigju
  • Macoku: 17/11/2018 09:18

    Pse nuk nisni nga politikanet iher

    Përgjigju
    • Pitbulli: 17/11/2018 10:09

      Mos u mrz sa te mbaroj vetingu per babin (mamin) tend do vazhdoj edhe me politikanet qe qebke mrz pse po i behet vetingu hajdutve

  • Sula: 17/11/2018 09:03

    Kete rradhe rrjeta ka per te kap peshq te mwdhenj , se nje pjese jane ba pasuri mbi munsite e tyne

    Përgjigju
  • Ardi Vlorë: 17/11/2018 08:51

    Nuk flas për të tjerët sepse nuk i njoh,i vetmi që njoh( jo nga halli) Është Z. Henrik Haxhiraj njeri i shkëlqyer, objektiv, dhe jo sharlatan. I vetmi që meriton të qëndroj si prokuror në sistemin e drejtësisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?