Pesëdhjetë e shtatë projektligje janë tërhequr në heshtje nga shqyrtimi dhe votimit Kuvendi, gjatë periudhës 2015-2020. 38 nisma ligjore të tërhequra pas depozitimit në Kuvend, janë propozuar nga deputetët, ndërsa 19 nga qeveria. 14 projektligje të tërhequr rrugës ishin nisma ligjore të reja, ndërsa 34 projektligje parashikonin ndryshimin e ligjeve ekzistuese. Gjatë kësaj periudhe kanë rrëzuar 15 projektligje me votë në Kuvend, 14 të propozuar nga deputetë dhe një nga qeveria, konkretisht projektligji për miratimin e niveleve të tarifës doganore.
Ndërkaq, mes ligjeve që janë tërhequr pas deponimit në Kuvend, është edhe ligji për funksionimin dhe organizimin e Presidencës. Nisma është propozuar nga deputeti Ulsi Manja në fund të vitit 2016, ndërsa parashikonte edhe mënyrën e shkarkimit të Presidentit. Nisma ligjore u tërhoq pa u shqyrtuar në komisionet parlamentare. Mes nismave të tërhequra përfshihet edhe projektligji për ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit, ku parashikonte që Byroja Kombëtare e Hetimit të ishte një strukturë e veçantë në varësi të ministrit të Brendshëm. Nisma u propozuar në vitin 2016 nga qeveria, por që u kundërshtua edhe nga Ambasada Amerikane.
Katër projektligje, të tërhequr më pas, janë propozuar nga deputetë të PS dhe PD për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Dy projektligje të tërhequr nga shqyrtimi në Kuvend janë propozuar nga qeveria dhe deputetët për ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive. Në maj të vitit 2018, deputetët Ulsi Manja dhe Klotilda Bushka propozuan një projektligj për zhvillimin e pranimeve të kandidatëve në Shkollën e Magjistraturës, deri kur të funksiononin KLP dhe KLGJ. Nisa u kundërshtua nga PD-LSI, ndërsa u tërhoq më pas.
Disa nisma të tjera të tërhequra më pas parashikonin ndryshimin e Kodit Penal, Kodit Civil, Kodit të Procedurës Penale, Kodit Rrugor dhe Kodit Ajror. Janë tërhequr gjithashtu disa projektligje për statusin e minatorit, për ndryshimin e ligjit të koncesioneve, për strehimin social etj. Në vitin 2015, kryeministri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla propozuan për një nismë ligjore për t’u hequr dekoratat, titujt e nderit dhe medaljeve disa kategorive më të shkuar komuniste. Projektligji u tërhoq më vonë.
Projektligjet e tërhequr nga Kuvendi pas depozitimit
1. Nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, propozuar nga deputetët
2. Nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, propozuar nga deputetët
3. Nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, propozuar nga deputetët
4. Nismë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, propozuar nga deputetët
5. Projektligj 2 për ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive, propozuar nga deputetët
6. Projektligj për ndryshimin e ligjit nr. 152/2013 "për nëpunësin civil", propozuar nga deputetët
7. Projektligj për pagat e institucioneve të pavarura, propozuar nga deputetët
8. Projektligj për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, propozuar nga deputetët
9. Projektligj për ndryshimin e Kodit Civil, propozuar nga deputetët
10. Projektligj për ndryshimin e ligjit për transplantimin e indeve, propozuar nga deputetët
11. Projektligj për ndryshimin e ligjit për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, propozuar nga deputetët
12. Projektligj për ndryshimin e ligjit për ëatat, titujt e nderit dhe medaljet, propozuar nga deputetët
13. Projektligj për ndryshimin e ligjit për barnat dhe shërbimin farmaceutik, propozuar nga deputetët
14. Projektligj për ndryshimin e ligjit për sistemin arsimor parauniversitar, propozuar nga deputetët
15. Projektligj për ndryshimin e Kodit Penal, propozuar nga deputetët
16. Projektligj për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, propozuar nga deputetët
17. Projektligj për statusin e punonjësve të naftës dhe gazit, propozuar nga deputetët
18. Projektligji për ndryshimin e ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, propozuar nga deputetët
19. Nismë për ndryshimin e ligjit për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, propozuar nga deputetët
20. Projektligji për ndihmën juridike, propozuar nga deputetët
21. Nismë për ndryshimin e ligjit për noterinë, propozuar nga deputetët
22. Projektligji për presidentin e Republikës së Shqipërisë, propozuar nga deputetët
23. Projektligji për profesionin e avokatit, propozuar nga deputetët
24. Projektligji për ndryshimin e ligjit për përmbarimin, propozuar nga deputetët
25. Projektligji për tarifat dhe shpenzimet gjyqësore, propozuar nga deputetët
26. Projektligj për organizimin dhe funksionimin e profesionit të rregulluar të ekspertit fiskal, propozuar nga deputetët
27. Projektligj për ndryshimin e ligjit për gjuetinë, propozuar nga deputetët
28. Projektligj për statusin e minatorit, propozuar nga deputetët
29. Projektligj për ndryshimin e ligjit për dhënie amnistie, propozuar nga deputetët
30. Projektligj për provimin e shtetit për profesionin e juristit, propozuar nga deputetët
31. Projektligj për ndryshimin e ligjit për avokaturën e shtetit, propozuar nga deputetët
32. Projektligji për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore, propozuar nga deputetët
33. Projektligji për ndryshimin e ligjit për ekzekutimin e vendimeve penale, propozuar nga deputetët
34. Projektligj për ndryshimin e ligjit për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, propozuar nga deputetët
35. Projektligj për ndryshimin e ligjit nr. 96, datë 6.10.2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, propozuar nga deputetët
36. Projektligj për ndryshimin e ligjit për festat zyrtare e ditët përkujtimore, propozuar nga deputetët
37. Projektligj për ndryshimin e Kodit Penal, propozuar nga deputetët
38. Projektligj për ndryshimin e ligjit për shërbimin veterinarm propozuar nga deputetët
39. Projektligj për kujdesin shëndetësor të veçantë të strukturave speciale të policisë, propozuar nga qeveria
40. Projektligj për ndryshimin e ligjit për mediat audiovizive, propozuar nga qeveria
41. Nismë për ndryshimin e ligjit për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre, propozuar nga qeveria
42. Projektligj ndryshimin e Kodit Rrugor, propozuar nga qeveria
43. Projektligj për furnizimin me ujë dhe përpunimin e ujërave të ndotura”, propozuar nga qeveria
44. Projektligj për menaxhimin e mbetjeve, propozuar nga qeveria
45. Projektligj për ndryshimin e ligji për policinë e shtetit, propozuar nga qeveria
46. Projektligj për ndryshimin e statusit të një toke bujqësore, me sipërfaqe 288.4 ha, në zonë minerare, propozuar nga qeveria
47. Projektligj “ për shërbimin e provës”, propozuar nga qeveria
48. Projektligj për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor, propozuar nga qeveria
49. Projektligj për ndryshimin e ligjit për gjuetinë, propozuar nga qeveria
50. Projektligj për ndryshimin e ligjit për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve, propozuar nga qeveria
51. Projektligj për sistemin e vlerësimit të veprimtarisë së gjyqtarëve, propozuar nga qeveria
52. Projektligj për ndryshimin e ligjit për sportin, propozuar nga qeveria
53. Marrëveshje me vendet e Ballkanit për ngritjen e task-forcës mjekësore, propozuar nga qeveria
54. Projektligj për strehimin social, propozuar nga qeveria
55. Projektligji "Kodi Ajror’, propozuar nga qeveria.
56. Projektligj për ndryshimin e ligjit për nxitjen e punësimit, propozuar nga qeveria
57. Projektligj për ndryshimin e ligjit për koncesionet, propozuar nga qeveria