Foto ilustruese

LISTA/ Ja kush janë 842 familjet fituese të kredisë së butë për strehim nga Bashkia e Tiranës

22 Dhjetor 2020, 20:43| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 20:54

  • Share

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje listën me 842 familje dhe çifte të reja, të cilat përfitojnë nga programi i kredisë së butë. Ky program lehtëson çiftet e reja që të blejnë një shtëpi. 

Lajmin e mirë e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku edhe u miratua lista me 842 emrat fitues. 

“Lajmi më i mirë që lidhet me rininë dhe çiftet e reja, ka të bëjë me 842 kredi të buta, të cilat do i japim në këtë raund të parë për 842 familje të reja, që kanë ardhur në Tiranë me aspirata e ëndrra të mëdha, për çifte të reja që kanë mbaruar Universitetin dhe sapo kanë filluar punë këtu. Strehimi i familjeve të reja apo i familjeve të prekura nga tërmeti do të jetë refreni i këtij viti”, tha në mbledhje Veliaj. 

Fituesit që kanë plotësuar kriteret e përcaktuar me vendim të Këshillit Bashkiak, do të përfitojnë kredi me interesa të buta për të blerë shtëpi, falë programit që po aplikon Bashkia e Tiranës.

( Kliko këtu ) Lista e plotë

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taku: 22/12/2020 20:54

    Ja paska bere qoken bashkia edhe zv drejtorit te policise se Tiranes Dhimitraq Ziut se i paska dhene shtepi me kredi si i pastrehe te birit Gjergjit .Gjynah se jane fukarenj , ptu maskarenj .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?