TIRANE- Ka përfunduar edhe faza e tretë e përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, por që në këtë fazë, BKH nuk ka për të qenë e plotë, pasi në intervistë do të shkojnë vetëm 55 kanidatë, nga 60 që kërkon FBI-ja Shqiptare.
Sipas njoftimit të BKH, pas korrigjimit të eseve, vetëm 55 kandidatë kanë marrë pikët e nevojshme, ndërsa 49 të tjerë nuk kanë mundur të kalojnë fazën e tretë të konkurrimit.
Faza e katërt është ajo e intervistës e cila do të zgjasë nga data 13 nëntor deri më datë 21 nëntor dhe do të zhvillohet në zyrat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, te godina e Polit të Drejtësisë.
Garën për 60 hetues të BKH-së e kanë nisur 653 aplikantë por rreth 600 u skualifikuan gjatë tre fazava, ku disa prej tyre kanë paditur Komisionin e Përgjedhjes për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Na kenaqet me keta injorant qe keni zgjedh
PërgjigjuNji pytje kisha un, makinen e te vertetes kur do ta bejne, po testin e shurres,gjakut dhe flokeve per droge kur do e bejne ?????????
PërgjigjuMerita eshte e ambasasores Kim qe mbeshtet me mish e me thonj Hajnajn e kompani,pasi e ka kuptuar qe e kane degjenruan procesin e testit fizik dhe akoma nuk guxojne te publikojne rezultatet e verteta te testit fizik dhe vazhdojne ne kete rruge si te korruptuar qe jane dhe te pa ndergjegje.Turp!vetem testi nga e para eshte zgjidhja e problemit.
PërgjigjuLlumi Hajnaj vetem ne testin fizik nuk e nxori listen me rezultatet e secilit kandidat. Ne te gjitha testimet e tjera rezultatet u shpallen. Prandaj edhe sot kerkojme nga ambasadorja amerikane Juri Kim te detyroje AIDA Hajnaj te shpall listen me rezultatet e secilit kandidat ne testin fizik.
PërgjigjuPo normal edhe kaq Jane shume. Aida Hajnaj I SKUALIFIKOI aplikantet ekselente te fazes se pare ne testin llogjik qe moren 27,28,29 e 30 PIKE duke kualifikuar injorantet me piket min per te kaluar 12,13 e 14 pike. Prandaj them qe shume jane edhe aq. Si mund te bejne ese tipa te tille?
Përgjigju