Foto ilustruese

Lista me gjyqtarët që duhen shkarkuar sipas ONM dhe Komisionerit Publik

24 Tetor 2018, 07:23| Përditesimi: 24 Tetor 2018, 07:25

  • Share

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik nuk pajtohen me 10 vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të 8 gjyqtarëve dhe dy prokurorëve.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, struktura që mbikëqyr procesin e Vetingut dhe që kryen hetimet të pavarura për veprimtarinë e njerëzve të drejtësisë, rekomandon shkarkimin nga detyra të pesë gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i njohur si organi bazë i Vetingut.

Përpos kryetarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon rrëzimin e vendimeve të KPK edhe për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Administratives, Artur Malaj, Prokurorit për Krimet e Rënda, Gentian Osmani si dhe të gjyqtarit të Administratives Gentian Medja.

Sipas rekomandimeve të ONM, të siguruara nga Shqiptarja.com, katër gjyqtarët dhe prokurori nuk kanë respektuar nenin D të Kushtetutës së ndryshuar, i cili ndër të tjera parashikon që subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të të ardhurave. Për rrjedhojë, ONM i ka kërkuar Komisionerit Publik, që të vërë në lëvizje Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke i kërkuar rrëzimin e vendimeve të KPK dhe shkarkimin e subjekteve nga detyra. Ndërkaq, vetë Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Apelimit ndryshimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë për pesë subjekte të tjera.

Konkretisht, Komisioneri Publik i ka kërkuar KPA rrëzimin e vendimeve të KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Nertina Kosova, anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, gjyqtaren në Gjykatën e Tiranë Alma Brati, gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë Astrit Faqolli dhe prokuroren në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Antoneta Sevdari.

Kolegji i Apelimit
Të gjitha çështjet tashmë janë në duart e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili është organi fundor i Vetingut. Kolegji i Apelimit do të vendosë për secilën çështjes se cili pretendim qëndron, vendimet e KPK apo arsyetimet e ONM dhe Komisionerit Publike.

Vendimet e Kolegjit do të jenë gjithashtu përcaktuese për fatin e 10 subjekteve në fjalë, nëse do të shkarkohen nga detyra apo do të vijojnë të shërbejnë në sistem. Vendimet e Kolegjit janë përfundimtare dhe hyjnë në fuqi menjëherë. Vendimet e Kolegjit mund të ankimohen vetëm në Strasburg.

Deri më sot, Kolegji i Apelimit ka lënë në fuqi të gjitha vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga detyra. Por, deri më sot Kolegji nuk ka marrë asnjë vendim për ankimimet e Komisionerit Publik, për rrëzimin e vendimeve të KPK për konfirmim subjektesh në detyrë.

Lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhen shkarkuar sipas ONM
Gentian Medja, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Artur Malaj, gjyqtar i Gjykatës Administrove të Apelit

Gentjan Osmani, Prokuroria për Krimet e Rënda

Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Lartë

Lista me subjektet që duhen shkarkuar sipas Komisionerit Publik
Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda

Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë

Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Astrit Faqolli gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, kandidat për KLGJ

Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Komento

Komente

  • Olti: 24/10/2018 12:38

    KPK ka mbajtur dy standarde me Xhezair Zaganjorin, i cili ka mashtruar me cdo te dhene per pasurine

    Përgjigju
  • erma: 24/10/2018 12:01

    ca te thuash me pare per keta njeri me fshatar se tjetri nga origjina por super katunari karstriot selita ne periudhen kohore 2002-2009 ky ka qene k/gjykates se Dibres dhe atje ka bere namin. Me 70 000 leke rroge rrinte ne hotel, bleu shtepi 2 000 000 leke ne 2003 ne Tirane, ne bshkepronesi, ne nje kohe qe e ema dhe i ati i tij ishin barinj dhish dhe jetonin ne Vinjoll te Burrelit. KU I GJETI KY 1 000 000 LEKE me 1 vit gjyqtar?! Ne 2007 ky gjyqtar arrin dhe ben te paberen. Gjyshi i tij Ibrahim Ndregjoni me vendim gjykate date 04.11.1960 denohet per kanosje dhe armembajtje pa leje ne Diber. Sot babai i gjoja te perndjekurit besim ndregjonit dhe nipit te tij gjyqtar, eshte krenaria Dibres dhe dekoruar nga ish Presidenti, fale ketij gjyqtari qe fallsifikoi deshmine e penalitetit te gjyshit nga vrases ordiner ne te persekutuar, duke perfituar plot 3 ap. ne Tirane (dajat e tij dhe ky) Per nje vit qe ka qene gjyqtar ne Durres dhe me pas ka qene mik shume i afert i Leonard Muratajt, (DREKONIN BASHKE FAMILJARISHT) mala vita ne Durres, i cili per 30 mil DHENE NGA SELITA arriti ta beje k/gjykate Diber.

    Përgjigju
  • LORA: 24/10/2018 11:16

    Mbeshtes ,me gjithe fuqine e arsyes time ,vendimarrjen e ONM-se dhe Komisionerit Publik,,,ne menyre qe Vetting-u te mbetet ne vijueshmeri i besueshem dhe i dobishem,ne procesin e crrenjosjes se korporates kusaro-kriminale te llallerise dhe gjin-gjonerise.

    Përgjigju
  • Miri: 24/10/2018 10:54

    Fjalet e pazarit thone qe ajo bullgarja onm mer goxha lek. Se di sa te verteta jane por keshtu thuhet

    Përgjigju
  • Skerdi: 24/10/2018 10:21

    ONM ka shume te drejte ne kerkesen e saj per shkarkimin e tyre.Mire do ishte qe te shkarkoheshin te gjithe gjyqtaret pa perjahtim bile pa kaluar fare ne veting.Te gjithe jane bere milioner me euro duke punuar me rroga shteti.Ku i gjeten!!Pra kane favorizuar njeren pale neper gjyqe.Nuk flas dot per te gjithe por Ilir Mustafaj qe e njoh,eshte gjynah ta quash gjyqtar se me mire do ishte ta quanim tregtar matrapaz.Njeri qe ben vetem pazare dhe cmimin e vendos ai vete sebashku me gruan e tij qe e ka drejtoresh tek gjimnazi Partizani.KPK duhet ta shikoj me kujdes.

    Përgjigju
  • Landi: 24/10/2018 09:51

    Nje gjyqtar qe ka ceshtje ne Strasburg Sidomos ceshtje penale nuk eshte gjyqtar. Ky islamaj ka rrefuzu nje kerkese rekurs ceshtje penale per vrasje ne tentative ne mungese. Te burgosurit i eshte kerkuar 25000€ per pranim kerkese dhe meqe nuk eshte paguar nuk u pranu kerkesa. Tani ceshtja ndodhet ne Strasburg dhe shtetit shqiptar i duhet Te paguaje jo pak demshperblim. ONM mire e ka Te gjith Te shkojn Coban ne greqi Se skan lidhje Me drejtsine

    Përgjigju
  • Populli: 24/10/2018 07:54

    I Pari Zhezair Zaganjori te tjeret pas tij ti konfiskohet pasuria dhe ti kthehet popullit

    Përgjigju
  • Vlorë: 24/10/2018 07:41

    Per një pjese te ketyre gjyqtarëve eprokurorëve smund te them asgje sepse si njoh, por per gjyqtarin Artur Malaj e them me bindje qe do ishte deshtim total i vetingut nqs konfirmohej qendrimi ne detyrë i tij, sepse eshte njeriu më i paskrupullt që njeh drejtësia ne Vlorë. 1.Njeri i lidhur me bandat e drogës. 2.njeri që pa marrë ryshfet 10 mije euro nuk hapte dosjen, dhe me Pas kuota rritej derisa shkonte ku donte ai dhe fundi dihej.. 3.Ndertues abuziv brenda nje terreni shkollor shtëpi brenda mureve te shkollës Halim Xhelo 4.Imoral i degjeneruar deri ne palce me vartëset e tij. Kaq besoj se mjafton për te shkarkuar një vemie ne sistemin e drejtësisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?