Bashkia Durrës

Lista në Durrës, 6257 personat që marrin lekët për rindërtimin pas tërmetit, ja si bëhet ankimimi i atyre që u skualifikuan

26 Qershor 2020, 14:01| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 14:05

  • Share

Këshilli bashkiak i Durrësit zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku u miratua lista me përfituesit nga programi i grantit për rikonstruksion të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Këshilli vendosi miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së parë me 6257 subjekte përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit.

Kliko këtu për listën e personave përfitues

Ndërkohë që të gjithë personat që e kanë emrin në listën e personave të pakualifikuar, pasi të informohen me problematikat respektive që janë shënuar në listë, kanë të drejtë të bëjnë ankimim pranë Bashkisë së Durrësit brenda një afati prej 7 ditësh nga dita e shpalljes së vendimit të këshillit bashkiak.

Kliko këtu për listën e personave të pakualifikuar

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?