Sport

LISTA/ Publikohen 26 emrat për miqësoret e marsit, Sylvinho kthen në Kombëtare Brojën, Manajn e Kumbullën! Risi Hoxha, mungon Ismajli

15 Mars, 12:01| Përditesimi: 15 Mars, 14:51

  • Share

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho ka bërë publike listën me 26 lojtarët e grumbulluar për dy miqësoret e muajit mars. Kuqezinjtë luajnë më 22 mars në Parma me Kilin dhe tre ditë më vonë përballen në Stockholm me Suedinë.

Bie në sy se pas afro një viti me ekipin bashkohet Armando Broja, sulmuesi i Chelsea që luan si i huazuar te Fulham. Rikthim edhe për Rey Manaj, që me 19 golat e tij këtë sezon për Sivasspor në Turqi ka bërë që ftesa të jetë e merituar. Lushnjari prezencën e fundit me Kombëtaren e ka në shtator të 2021, kur edhe shënoi në fitoren 5-0 me San Marinon. Sulmuesi ka 'shpërthyer' me golat e tij në Turqi, aktualisht në kuotën e 19 golave sezonalë, 15 prej të cilëve në kampionat.

Rikthim edhe për Marash Kumbullën, lojtarin e Romës që luan në huazim te Sassuolo dhe që ka lënë pas dëmtimin. Pas shumë kohësh rikthehet Naser Aliji, mbrojtësi i majtë që bën pjesë në radhët e Voluntari në Rumani. Edhe Jon Mersinaj i Lokomotivës së Zagrebit bashkohet sërish me ekipin.

Risi në këtë grumbullim është sulmuesi anësor i Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha. 25-vjeçari shënoi në Conference League të enjte, ndërkohë që ka qenë në tre ndeshje pjesë e Kosovës. Të sakrifikuar janë Arbnor Muja dhe Mirlind Daku.

Këto miqësore vijnë në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024, aty ku Shqipëria do përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë në grupin B.

Ndeshjet e Kombëtares shqiptare në Euro 2024:

Grupi B

Itali - Shqipëri, 15 qershor 2024 21:00 (Dortmund)

Kroaci - Shqipëri 19 qershor 2024 15:00 (Hamburg)

Shqipëri - Spanjë 24 qershor 2024 21:00 (Dusseldorf)

Lista e lojtarëve

Ora 12:36
Sulmi i mbingarkuar, kush janë 2 emrat e sakrifikuar nga Sylvinho


Sylvinho publikoi emrat për dy miqësoret e marsit kundër Kilit dhe Suedisë. Braziliani i stolit ka pasur një punë të vështirë për sulmin, ku duket një mbingarkesë në këtë repart.

Vlen për t'u përmendur se jashtë kanë mbetur Arbnor Muja dhe Mirlind Daku. Muja është pjesë e Samsunspor në Turqi, me 25-vjeçarin që në merkaton e dimrit la Antwerpin në Belgjikë. Ndërkohë Daku bën pjesë te Rubin Kazan në Rusi.

 

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?