Goran Rakiç kreu i listës serbe

Lista Serbe i kërkon Vuçiç të ndërpresë dialogun me Kosovën derisa të largohet policia dhe kryetarët e komunave

27 Maj 2023, 12:53| Përditesimi: 27 Maj 2023, 13:03

  • Share

1685184955_lista.JPG

Lista Serbe i kërkon Serbisë të ndërpresë dialogun me Prishtinën derisa të tërhiqen të gjitha forcat speciale policore nga veriu Kosovës dhe kryetarët shqiptarë të largohen nga komunat serbe.

“Ne, përfaqësuesit politikë të popullit serb nga Kosova si dhe i gjithë populli serb, i dërgojmë një kërkesë presidentit tonë Vuçiç dhe gjithë lidershipit shtetëror që menjëherë të pezullojë çdo pjesëmarrje të mëtejshme të Beogradit në dialogun me Prishtinën. tha kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç në konferencën për media citon agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Sipas tij, Lista Serbe beson se çdo bisedë e mëtejshme me Prishtinën në rrethanat aktuale nuk është vetëm e palogjikshme, por edhe kundërproduktive.

Më 23 prill 2023 në veri të Kosovës u mbajtën zgjedhje lokake pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës - në nëntor të vitit të kaluar. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në këtë zone, ndërsa kryetarët e rinj janë të gjithë shqiptarë. Përfaqësuesit serbë në Kosovë dhe Beogradi zyrtar nuk i njohin këto zgjedhje.

Më 26 maj grupe qytetarësh serbë u përleshën me policinë e Kosovës që kishte shkuar për të asistuar kryetarët e komunave të hyjnë në zyra. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa ata qëlluan policinë me gurë e sende të tjera.  Së paku 5 policë u plagosën dhe disa makina u dëmtuan. Kosova fajëson Serbinë ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, urdhëroi ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.


Lajmi kryesor:

Policia ruan ndërtesat komunale në veri të Kosovës, Osmani akuzon Beogradin: Po instrumentalizon serbët! Serbia në fuqi gatishmërinë luftarake


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?