Dritan Abazoviç dhe Zdravko Krivokapic

“Lista Shqiptare” e Malit të Zi pretendon postin e Zëvëndës Kryeministrit/ Abazoviç ministri i Mbrojtjes

14 Tetor 2020, 11:25| Përditesimi: 14 Tetor 2020, 11:33

  • Share

Përfaqësuesit e Listës shqiptare Nik Gjeloshaj dhe Genc Nimanbegu nga Lista Shqiptare në Mal të Zi do të takohen nesër në orën 11:00 me  të mandatuarin për kryeministër në Malin e Zi  Zdravko Krivokapic për të diskutuar kërkesat e tyre për tu bërë pjesë e qeverisë. Disa nga kërkesat bazë të tyre janë decentralizimi, çështja e pronave dhe përfaqësimi në qeveri. Ndërkohë që raportohet se posti i kërkuar nga lista është ai i zëvëndës Kryeministrit.

Ndërkohë që është rënë dakord që Dritan Abazoviç të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme. Sipas mediave malazeze, Abazoviç do të drejtojë të gjithë aspektet e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret. Kreu i partisë "Ura" Dritan Abazoviç arriti të marrë 4 mandate në zgjedhjet parlamentare, duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm në formimin e koalicionit qeverisës në Malin e Zi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?