Lulzim Basha

'Lista të hapura, 1 zonë zgjedhore e vota e diasporës' PD depoziton nismat në Komisionin e Reformës Zgjedhore

11 Nëntor 2023, 10:59| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 11:02

  • Share

Partia Demokratike ka depozituar Komisionin e Reformës Zgjedhore propozimin për lista të hapura, propozimin për 1 zonë zgjedhore dhe votën e diasporës

“Me këto propozime, listat e kandidatëve për deputetë çlirohen nga kontrolli i kryetarëve të partive, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008” shkruan Lulzim Basha në një postim në facebook.

Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore, PD thotë se krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës.

Me propozimin për votën e diasporës, u kthehet pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohëshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend. Në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shqiptarët jashtë Shqipërisë do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në vendin ku ata jetojnë.

Basha thotë se për këto nisma është konsultuar paraprakisht me qytetarët dhe kanë një mbështetje maksimale, prandaj “tani është momenti që dëshirën dhe vullnetin e shqiptarëve ta shndërrojmë në ligj për t’u dhënë atyre fuqinë e vërtetë në përcaktimin e deputetëve dhe qeverisë së ardhshme”

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 11/11/2023 11:20

    Sa ishin bashk basha e berisha banin gara se cili ishte me kriminel se tjetri, tash basha pasi "prejashtoj" berishen dhe pas tij berisha "prejashtoj" bashen po garojne se cili duket me i menqur, berisha me krime si çdo her kurse basha siq duket ka nderruar strategjine, por ama me kryesorja qe te dy nuk duan ta pranojne eshte fakti se shqiptaret i urrejne tashme te dy dhe nuk do ju ndihmon asnjeri variant, i vetmi shpetim per te dy eshte burgu sepse kan harruar se kur ishin bashk ndanin miljonat, kete po e thot tash edhe vet kryekomandanti kriminel sali berisha i cili po e akuzon edhe vet bashen qe dikur e mbronte edhe per muzinin rus, pra tash edhe te verberit e kan te qarte se thiu pjell vetem derra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?