Lista të hapura, Kuvendi pranon faktikisht modelin danez të sygjeruar nga ambasadorja Yuri Kim. Kush do ta kundërshtojë?

13 Korrik 2020, 16:43| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 16:54

  • Share

Propozimi i opozitës parlamentare për të shkuar në votim me lista të hapura dhe zgjedhja e Partisë Socialiste për të pranuar këtë kërkesë duke eliminuar koalicionet parazgjedhore, të cilat do të bënin teknikisht të papraktikueshme veprimet e votës me preferenca, do të thotë që në fakt të pranohet propozimi i ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim. Siç konfirmohet edhe nga shumë liderë politikë  edhe të opozitës, në muajin maj ambasadorja amerikane kishte sygjeruar në Këshillin politik të Reformës Zgjedhore adoptimin e sistemit danez. “Ambasadorja amerikane ka sjellë një propozim për sistemin danez. Unë nuk besoj që ambasadorja amerikane ka sjellë thjesht për të konsumuar një ide, por sepse ka gjykuar se është një sistem që vlen nga pikëpamja e përfaqësimit dhe klimës politike në Shqipëri”, ka deklaruar  Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane.

Modeli danez është sistem proporcional rajonal me preferenca per çdo kandidat. Preferenca nënkupton që listat bëhen nga partia dhe renditen sipas partisë, por qytetarët mund të votojnë perveç partisë edhe emrin e kandidatit të tyre të preferuar, kështu në fund, kandidatët që do të shkojnë në parlament do të zgjidhen nga zgjedhësit përmes numrit të votave të fituara të drejtëpërdrejtë dhe jo nga kryetarët e partive përmes pozicionit të emrit në listë. Edhe në Danimarkë nuk ekzistojnë koalicione parazgjedhore. Natyrisht partia që merr numrin më të lartë të lartë të votave do të ketë të drejtën të krijojë nëse dëshiron një koalicion pas zgjedhor për të drejtuar qeverinë e re.  

Praktikisht sistemi danez i sygjeruar nga Yuri Kim është identik me sistemin me të cilin do të votohet në Shqipëri në 2021 nëse kuvendi do ta votojë këtë projekt: proporcional rajonal siç është bërë deri tani, por seleksionim kandidatësh përmes preferencave të shprehura në listat e hapura dhe pa koalicione parazgjedhore. Cila parti do të rreshtohet kundër këtij propozimi të cilin edhe Shtetet e Bashkuara  ua sygjeruan të gjitha forcave politike si model ideal dhe demokratik? E vështirë edhe që ta kundërshtojnë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, që nuk mund të konsiderojnë propozimin amerikan të dëmshëm për Shqipërinë dhe as modelin e përdorur në Danimarkë si pak demokratik, pasi bazohet në dy parime themelore: populli zgjedh dhe partia më e votuar qeveris.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eda: 14/07/2020 14:06

    Bravo ambasadores amerikane. Tani ka shprese per popullin shqiptar. Ishte e domosdoshme zhdukja e klases se vjeter dhe ardhja e frymes se re ne politike

    Përgjigju
  • Skender: 14/07/2020 11:19

    Partia qe mer me shume vota drejto vendin dhe partit qe nuk kalojne pragun sipas ligjit te shkrihen.

    Përgjigju
  • Daku: 14/07/2020 09:44

    O popull trim trap e sylesh ....permenda ca pjes filmi

    Përgjigju
  • Abcd: 13/07/2020 22:03

    Faliminderit shume Znj Ambasadore! Listat e hapura,jane mbi te gjitha nje “Zë” i forte popullor qe do te garnantonte nje pjesmarrje te gjere te qytetareve ne zgjedhje. Nese kjo nuk do te ndryshoje,shumica e qytetareve do te votojne “ne shtepi” sepse do te abstenojne dhe kjo do te jete nje vote popullore qe nuk ka se si te legjimitoje zgjedhjet. Ndihma juaj ne keto momente e afron me shume Ameriken me popullin shqiptar,sepse ju po beheni nje percuese e ndjesive dhe jeni nje mbrojtese e mire e qytetareve shqiptare,te cilet prane jush e ndjejne vehten edhe me te sigurte,duke shpresuar se me nje vote te lire neser,e ardhmja do te jete vertet me e sigurte.

    Përgjigju
  • votuesi: 13/07/2020 20:21

    Bravo Zonja Ambasadore. Mblidhja kesaj klase politike. Veri ne rrjesht keta politikane.

    Përgjigju
  • Bond: 13/07/2020 20:03

    Bravo Yuri Kim dhe sistemi Danez

    Përgjigju
  • O tej: 13/07/2020 18:16

    Ma te votuari ne shkall vendi ka me dale Flamur Noka Salianji Paloqja Balliu Gazi Suma .. Vokdhi Grida Suma . e keta kane te drejte te formojne Qevirini.. votoni keta mytebere dhe Dhqiperia u be.

    Përgjigju
    • Bardh ziu: 14/07/2020 09:54

      O robsh....me thua sa vjec je me thua sa shkoll ke ...te te them cili je...shum gjykim i trash ..jo 8- vjet po 80-do rin ne pushtet ....populli vendos...dhe populli nuk do te kthehet prap sali krimineli hajduti luli krimineli hajduti mashtrusi trafikanti mafjoz like hajduti mona cizmja medi kriminel-hajduti etj ...me pak fjal keta tradhetare te shitur tek ruso-serbet...pffff

    • Robshi: 14/07/2020 08:35

      Bitchi...i bote 8 vjet ne pushtet dhe mos me rrejt na nderuat...te gjithe treguesit jan ne rritje dhe si asnje qeveri tjeter te gjithe pushtetet kane qene ne harmoni te plote dmth inekzistent... mgjthate ne si popull mazokist na pelqen te vuajme jo te shijojme bollekun keshtu qe jo paloqja po nazistet me ardh duhet nderruar ky menermethone pusht-et...keshtu qe hajt tashi hap pak krahun se boll ja mbushet gjepat miletit spo dine ku ti fusin...

    • www.youngtribune.com: 14/07/2020 07:10

      Ke harru dhe Sali Qelberishen,Fatmir Medhiun dhe Tritan Persheshin.

  • ceco: 13/07/2020 18:15

    Si çeçoja do te bejne listat e hapura se skane ku te shkojne. Edi Rama edhe njehere nuk e zhgenjeu populli por beri ate qe tha. He tani lukunija e luleve e metave, ca do thoni?

    Përgjigju
  • Vicidoli: 13/07/2020 18:10

    Zgjedhet i fitin PD Nard Noka kryminister i duhur per Shqiptaret...Birisha u bani njerez ..Nardi do u beje filozofe

    Përgjigju
  • Julian: 13/07/2020 17:40

    Sistemi danez apo ai që praktikojnë vendet nordike me dallime të sasisë së vendeve të rezervuara për korrektim I cili varjon në secilin vend, do ishte ideal për Shqipërinë por ky që po shpjegoni ju këtu pa korrektim kombëtar nuk është I njëjti i nderuar gazetar pasi për momentin Shqipëria ska asnjë vend që ju ndahet partive që e kalojnë pragun në nivel kombëtar, nëse e bëjnë një gjë të tillë është çështje tjetër por akoma skam dëgjuar një gjë të tillë. Jetoj ne Norvegji dhe besoj se është sistemi me I mirë që mund të votojnë për realitetin shqiptar !!

    Përgjigju
    • Eda: 14/07/2020 14:01

      Bravo ambasadores se amerikes qe po i kthen shpresen popullit shqiptar per futjen ne politike te elementeve te rinj dhe zhdukjen e elementeve te vjeter. Tani ka shprese

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?