Lionel Messi

LISTA/ Vinicius apo Rodri, kandidatët për të fituar Topin e Artë! Messi dhe Ronaldo i japin fund një epoke

4 Shtator, 16:40| Përditesimi: 4 Shtator, 16:48

  • Share

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë, trofeu individual më prestigjioz në botën e futbollit do të zhvillohet më 28 tetor 2024. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar së bashku 13 trofe të tillë në 15 vitet e fundit. Vetëm Luka Modric (2018) dhe Karim Benzema (2022) arritën ta fitojnë këtë trofe në këto vite.

Duke qenë se dy lojtarët nuk luajnë më në futbollin europian, Topi i Artë i radhës do të përfundojë në krahët e një tjetër futbollisti dhe favoritët në këtë garë janë Vinicius Junior i Real Madrid dhe Rodri i Real Madrid.

'Goal' ka bërë një renditje të futbollistëve që kanë shanse për të fituar trofeun e lakmuar dhe në pozitën e parë është ylli i Real Madridit, i ndjekur nga lojtari i Manchester Cityt.

Lista e 10 emrave që pritet të nominohen nga France Football:

10. Nico Williams (Athletic Bilbao)

9. Phil Foden (Manchester City)

8. Harry Kane (Bayern Munich)

7. Kylian Mbappe (Real Madrid)

6. Toni Kroos – në pension

5. Lautaro Martinez (Inter Milan)

4. Dani Carvajal (Real Madrid)

3. Jude Bellingham (Real Madrid)

2. Rodri (Manchester City)

1. Vinicius Jr. (Real Madrid)

Fituesit e më shumë trofeve të Topit të Artë:

Ndërsa presim listën e ngushtë të këtij viti, ja lista e lojtarëve më të suksesshëm në historinë e Topit të Artë, e cila fillon në vitin 1956.

1. Lionel Messi - 8 (fituesi aktual)

2. Cristiano Ronaldo - 5

3. Michel Platini - 3

3. Johann Cruyff - 3

3. Marco van Basten - 3

4. Franz Beckenbauer - 2

4. Ronaldo - 2

4. Alfredo di Stefano - 2

4. Kevin Keegan - 2

4. Karl-Heinz Rummenigge - 2

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • V.mema: 05/09/2024 18:38

    Vini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?