Pandeli Majko, ashtu si deputetët e vjetër në PS, do jetë jashtë listës së sigurt në zgjedhjet e 2025-ës. “Mundin” që duhet të kalojë për të siguruar një tjetër mandat, ish-kryeministri i karakterizuar nga qetësia, në një situatë të pazakontë për të, ia nxori gazetarëve, duke zgjedhur të mos japë koment, por të veprojë në mënyrë demonstrative.
Pyetje: Zoti Majko ndihen të rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit?
Majko shtyn gazetarët largon mikrofonët e nuk përgjigjet
Gazetarja: Mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni
Gazetari: Jeni të inatosur me zgjedhjen e kryeministrit Rama
Ky incident i shënuar në oborrin e Kuvendit pak para nisjes së seancës plenare, ngriti shqetësimin e dy deputeteve opozitare brenda sallës.
“Të sillet rezoluta për mbrojtjen e grave ndaj dhunës dhe gazetarëve. Dhe ju si kryetare Kuvendi ta sillni dhe ta votojmë. Dhe mos bëhet standard për akte të përsëritura dhune”, tha Zhupa.
Nga ana e deputetit socialist, pati reflektim të menjëhershëm.
"Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja kërkoj gazetares që ka qenë shtatzënë", tha ai.
Strategjia e kryeministrit Edi Rama për të futur në garën e listës së hapur deputetët me më shumë se një mandat, mund të ketë nxitur pakënaqësi tek “Xhaketat” e vjetra të PS, kontributi në parti të cilëve nuk do të vlerësohet me një vend të sigurt, por me një sfidë të re.
Por publikisht, disa prej të cilëve Report Tv pyeti, thonë se nuk i tremben sfidës.
Blerina Gjylameti: Nuk është çështje liste, rëndësi ka ata qytetarët a i përfaqëson si duhet apo jo.
Erion Braçe: Në çdo zgjedhje kam konkurruar si në zonë njëemërore mazhoritare, ca ndryshon këtë herë, asgjë.
Ermonela Felaj: Nuk kam pse të mos ndihem e sigurt në Parlament. Vendi në parlament nuk sigurohet duke u treguar e përgjegjshme me njerëzit.
Evis Kushi: Aspak nuk ndihem e rrezikuar, madje ia kemi bërë sfidë edhe partive të tjera që deputetët me përvojë të jenë tek lista e hapur.
Pandeli Majko: Të lutem tani. (Majko shtyn gazetarët, largon mikrofonët e nuk përgjigjet)
Katër femra të cilat i bën bashkë rakia dhe kokaina.
Përgjigju