Kuvendi i Shqipërisë ka filluar diskutimin për ndryshimin e mënyrës së votimit për deputetët në zgjedhjet e ardhshme. Diskutimi do të bëhet lidhur me këto dy amendamente:
1. Hapen listat për zgjedhjen e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme të 2021
2. 2/3 e listës së deputetëve i zgjedh populli, 1/3 përfaqësim gjinor, e cakton partia
Le ta themi që në fillim. Asnjë Parti Politike Shqiptare,që dëshiron të konkurrojë në zgjedhjet e vitit 2021, ato ekzistuese edhe ato që do të krijohen në të ardhmen, nuk guxon të thotë hapur se është kundër listave të hapura. Nuk guxojnë, jo se janë demokratizuar, jo se kanë “vendosur” të çojnë në Kuvend (atyre u pëlqen ta quajnë Parlament dhe veten e tyre parlamentarë) individë të spikatur, por se “hapja e listave” është bërë një “sport shumë popullor” dhe, dihet, sportet popullore ofrojnë shumë “tifozë”.
Dëshmi e kësaj që sapo thash është se edhe vetë Opozita e Bashkuar, në reagimin e bërë, ende pa u tharë boja në letrën ku u shkruan këto amendamente, nuk thotë qëështë kundër hapjes së listave por bën ironi me dyshemenë “2/3 e listës së deputetëve i zgjedh populli, 1/3 përfaqësim gjinor, e cakton partia”.
Po i referohem shembullit që Opozita e Bashkuar solli në rastin e supozuar për shpërndarjene mandateve në Qarkun Tiranë. Ata thonë: një Parti Politike (nënkuptojnë veten, se PS ka më shumë) merr 15 (pesëmbëdhjetë) deputetë, 1/3 e listës së Tiranës (ata thonë11 deputetë, në fakt duhet 10) i ka renditur Partia (nënkupto kryetari) dhe nuk mund të ndryshohen, mbeten të zgjidhen nga populli vetëm 4 (katër) deputet (në fakt duhet pesë). Po të jetë kështu, listat mos i hapni, se vërtetëPartia Socialiste ua ka me hile. Por, nuk është kështu.
Listat e hapura, kur paraqitennë administratën zgjedhore (në KQZ) nga Ai që i paraqet (kuptohet, kryetari i partisë, se ai i firmos letrat) duhet të kenë, si parim bazë, renditjen normale të një liste shumëemërore pa preferencë, domethënë renditjen sipas rendit alfabetik, nga A tek Zh, të kandidatëve.
Populli voton një nga kandidatët në listë (nëse ka votuar më shumë fleta e votimit është e pavlefshme). Administrata Zgjedhore, pas numërimit të votave, bën renditjen e listës së mësipërme nga kandidati me numrin më të madh të votave (kur ka disa me të njëjtin numër vota, vendoset sipas rendit alfabetik)deri tek i fundit.
Meqenëse Partia e shembullit ka marrë 15 (pesëmbëdhjetë) deputetë, 2/3 e tyre, pra 10 (dhjetë) deputet, nga i pari deri tek i dhjeti i listës i ka zgjedhur populli. Partia Politike ka të drejtë (sipas amendamentit, por jo sipas meje) qënë listën e mbetur (nga i rendituri i 11-i deri tek i 35-i) të zgjedhë 5 (pesë). I vetmi kriter që Partia Politike ka për përzgjedhjen e tyre është plotësimi i detyrimit ligjor për barazinë gjinore. Që do të thotë: Nëse renditja e kandidatëve nga 1(një) në 15 (pesëmbëdhjetë) nuk plotëson kriterin ligjor për barazinë gjinore (pra nuk janë në pesëmbëdhjetë të parët e listës të paktën pesë gra) atëherë lista zbret mëposhtë duke zëvendësuar aq kandidatë burra me kandidate gra (gjithmonë duke respektuar renditjen) sa të plotësohet kriteri ligjor.
Pra, Partia Politike nuk ka asnjë preferencë, preferencën e ka bërë populli, partia politike ka detyrimin ligjor për të respektuar barazinë gjinore. Unë do të thosha qëligjvënësi (kuvendi) nuk ka përse i ngatërron gjërat duke futur në ligj Partinë Politike.
Neni mund të formulohet:
1. Hapen listat për zgjedhjen e deputetëve
2. 2/3 e listës së deputetëve i zgjedh populli, 1/3 përfaqësim gjinor e bën administrata zgjedhore bazuar në listën e renditur nga populli.
Sakte
Përgjigju