Sali Berisha

Politikë

Lista e kandidatëve të PD/ Berisha në Këshillin Kombëtar: Ka pasur edhe nga ata që kanë ngelur zemërthyer! Vota e diasporës do përmbysë narkodiktaturën

12 Mars, 21:02| Përditesimi: 12 Mars, 21:09

  • Share

Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Sali Berisha ka komentuar pakënaqësit pas publikimit paraprak të listave të PD, për kandidatët për deputet në zgjedhjet e 11 majit. 

Ai ka deklaruar se pas publikimit paraprak të listave të kandidatëve shumë kanë mbetur të zhgënjyer që ishin në listë të hapur.

‘Kjo është një betejë, unë e di është shumë normale që ata që kanë pritur që të jenë në listë të mbyllur dhe kanë mbetur në listë të hapur kanë mbetur të mërzitur dhe zemërthyer unë i garantojë se secili prej tyre do doja që të ishte në listë të mbyllur po ajo aq merr’, tha ai.

Teksa u ndal tek vota e diaporës, ai tha se PS e di se nuk do të votohet nga diaspora dhe prandaj ka tentuar që të pengojë votimin e diasporës në këto zgjedhje. 

‘Ju e keni parë, ata nisën të parë turin e diasporës. U fik turi i tyre. Mos na hajdeni se nuk duam t’u shohim, kjo ishte e vërteta. Pastaj u kthyen dhe bënë gjithçka që të votojë sa më pak diaspora. Jo, jo, ky është viti i diasporës. Viti 2025 do shkruhet me germa të arta në historinë kombëtare si viti i diasporës shqiptare. Si viti kur diaspora me votën e vet përmbysi narkodiktaturën e drogës, krimit të Edi Ramës. Ndaj dhe diaspora në mbështetje të PD-së në vitin e saj, diaspora e vendosur të përsërisë revolucionin demokratik të viteve ’90 është bërë tmerri dhe ferri i tyre. Në mënyrën më të papërmbajtur, dy javët e fundit, kur e kuptuan që ua preu biletën diaspora, bënë gjithçka për të mos lejuar votimin e saj’, tha ai.

Berisha u ndal edhe tek programi i Partisë Demokratike si edhe tek koalicioni aleanca ‘Shqipëria Madhështore’.

‘Ne kemi një program të hartuar me ekspertë ndërkombëtar, një program që këtë Shqipëri që braktiset e shëndrron në një Shqipëri madhështore. Ne shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve me një koalicion që janë parti që kanë minimumi 26 për qind të votave dhe ky koalicioni do të fitojë’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?