Bashkia e Matit është një nga 54 bashkitë e fituara nga Partia Socialiste. Kandidati i PS-së Agron Malaj, mori gati dyfishin e votave të rivalit të tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci.
Ndërkohë që socialistët kanë edhe shumicën në Këshillin Bashkiak, ku 21 mandatet ndahen: 9 PS, 3 PSD, 2 BF, 2 PD, 1 PAA, 1 PDS, 1 FRD, 1 AAK, 1 ADK.
Por në këshillin bashkiak të Matit duket se ka hyrë edhe Hitleri. Nuk bëhet fjalë për liderin e nazistëve, diktatorin gjerman Adolf Hitler, por një të ri nga Mati, me të njëjtin emër i cili është bërë pjesë e këshilltarëve në këtë bashki.
Hitlet Kurti, 27 vjeç, ka marrë 545 votat e Frymës së Re Demokratike duke hyrë kështu në Këshill.
Si e kane lejuar nje emer te tille ata te Gjendjes Civile?! Disa vende kane rregulla ku disa lloj emrash nuk lejohen t'ju vihen femijeve.Edhe ne Shqiperi disa emra nuk lejoheshin ne kohen e diktatures,por duket qe me demokracine filloi anarkia dhe ne emera.Imagjinoni sikur ky zoteri te udhetoje jashte,ose te takoje te huaj dhe te perballet me nje reagim ndaj nje emri te zgjedhur jo per faj te tij,por duket qe dhe te zotit te emrit duket se i pelqen,perderisa nuk ka bere perpjekje per t'a nderuar ligjerisht si ai rasti tjeter,cfare ishte deputet a politikan,nuk me kujtohet qe kishte nderuar emrin ligjerisht se quhej me pare Duce.
Përgjigju