TIRANE-'Mazhoranca bëri gabimin e radhës, kur kaloi në Komisionin e Ligjeve ndryshimet kushtetuese pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare'. Kështu shprehet në një intervistë për Report Tv, eksperti për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, i cil zbulon se Këshilli Politik nuk do të rimblidhet pa u bërë ligj marrëveshja e 5 Qershorit.
“Ajo çka ne kemi diskutuar dje në tryezë dhe kemi rënë dakord, dhe i kemi kërkuar me forcë kryeministrit është që të përcaktojë datën që dakordësia e 5 Qershorit do të kalojë në Parlament dhe të kthehet në Ligj. Vetëm pasi dhënies së provës së mbajtjes së fjalës dhe përkthimit të marrëveshjes në letër në një amendament ligjor dhe në një ligj nga Kuvendi i Shqipërisë, vetëm atëherë palët mund të takohen për të zbërthyer më tej pikat e tjera të lëna pezull nga Këshilli Politik, sic është dakordësuar në pikat 11 dhe 12 të marrëveshjes".
Miratimi në Kuvend i 5 Qershorit, do ti japë garanci opozitës jashtëparlamentit se nuk do të hiqen koalicionet parazgjedhore, të cilat sipas Kasos, fshihen pas kërkesave të listave të hapura.
“Këto ndryshime kushtetuese kanë thjesht dhe vetëm një qëllim të pastër elektoral, atë të zhdukjes së koalicioneve parazgjedhore, nga subjekti i cili në zgjedhjet e ardhshme do të garojë i vetëm duke menduar që do të sigurojë avantazh të pastër elektoral, dhe nuk ka lidhje me hapjen e listave, pasi në formatin e propozuar nga mazhoranca, listat në pjesën fituese, vazhdojnë që të qëndrojnë të mbyllura.”
Një përgjigje, eksperti për Reformën Zgjedhore në Partinë Demokratike ka edhe për deputetin Myslym Murrizi, i cili akuzoi PD-PS se kanë vijuar diskutimet në Këshillin Politik, edhe pas përfundimit të mbledhjes.
“Gjithcka ka qenë publike, e hapur, kemi hyrë e dalë nga e njëjta hyrje ku ka pasur pjesëmarrje masive edhe të medias, kështu që nuk shoh të ketë vend për prapaskena, apo teori të tilla konspirative.”
Kërkesës së përfaqësueses së opozitës së re në Këshillin politik, Rudina Hajdarit, që kryedemokrati Lulzim Basha të shkojë vetë në tryezë dhe jo të dërgojë Gazment Bardhin, që nuk përfaqëson asnjë votë të elektoratit, Ivi Kaso i përgjigjet. “Me shumë dashamirësi, i them atij që e ka artikuluar këtë tezë, të rifreskohet edhe të ndjekë me vëmendje eventet, pas PD ka pasur gjithmonë përfaqësim në nivelet më të larta”.
Mbushjani mendjen murrizit dhe hajdarit dhe gjithe opozites parllamentare qe ta votojne sic doni juve te PD-se
PërgjigjuPo pse moj PD nuk do që listat të hapen? Apo keni frikë se ju shpërbëhet banda juaj e hajdutërisë...
PërgjigjuE kujt i plasi se smore pjes ti mor partia wc pd. Kjo do të jet " FATI " madh nëqoftëse partia e bastardëve të pd do të eleminohet. Shwipria do heci shum përpara pa ktë parti kurvash kriminelësh e hajdutësh e analfabet të kalibrit salmut sërbi.
Përgjigju