Politikë

Ethet e listave! Mblidhet Kryesia e PS, Naço, Xhoxhi e Duraj tërhiqen nga gara! Ramës i bashkohet edhe ish-deputeti demokrat

12 Mars, 14:23| Përditesimi: 12 Mars, 18:02

  • Share

TIRANË- Mblidhet Kryesia e PS, pas takimeve të Ramës kokë më kokë me drejtuesit politikë të qarqeve. Tre deputetë janë tërhequr nga gara, Nasip Naço në Berat, Klevis Xhoxhi në Elbasan dhe Laert Duraj në Gjirokastër. Burime bëjnë me dije se ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS në listën e hapur në Kukës.

Më herët është tërhequr edhe Petro Koçi. Të gjithë deputetët që kanë fituar qoftë edhe një mandat nën siglën e PS do të garojnë në listë të hapur, pasi lista e mbyllur do t'iu lihet drejtuesve të qarqeve dhe figurave të reja politike. 

“Vula” listës së kandidatëve do t’i jepet  në mbledhjen e kryesisë, e më pas do të jenë drejtuesit politikë ata që do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për deputetë sipas qarqeve përkatëse.

lajm ne perditesim...

Ora 17:56
Pritej të vendosej në listën e hapur, deputeti socialist Klevis Xhoxhaj tërhiqet nga gara në Qarkun Elbasan

1741798869_6400604d14c3c79e2.jpg

Në prag të dorëzimit të listave pëfundimtare me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste është përballuar me largimin nga gara, të deputetit Klevis Xhoxhaj.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Xhoxhaj ishte vendisur si kandidat i PS në listën e hapur të saj, në Qarkun Elbasan. 

Ora 17:43
VIDEO/ PS në 'dorën' e fundit për listat, Rama mbërrin në selinë rozë për takime me drejtuesit politik të qarqeve

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, ka mbërritur në selinë rozë ku do të takohet për herë të fundit me drejtuesit politik të qarqeve me qëllim 'kopsitjen' e listave të kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 11 majit.

Këto lista do të duhet të dorëzohen në KQZ brenda mesnatës së sotme.

Ora 17:32
Listat/ Dy deputetët e PS, Nasip Naço e Laert Duraj tërhiqen nga gara për 11 majin

Report Tv mëson se deputeti i PS Nasip Naco nuk do jetë në listën e kandidateve të Beratit, pasi nuk ka pranuar të jetë në listë të hapur.

Edhe deputeti Laert Duraj është tërhequr nga gara dhe nuk do jetë në listën e hapur të Gjirokastrës ndonëse ishte planifikuar.

Ora 17:22
Ish-deputeti i PD i bashkohet Ramës, Alban Zeneli në listën e hapur të PS në Kukës

Ish-deputeti demokrat Alban Zeneli i është bashkuar PS. Burime bëjnë me dije se do të kandidojë nën siglën e PS në listën e hapur në Kukës.

Ora 15:31
Rama takime me drejtuesit e qarqeve për listat/ Peleshi futet në selinë rozë

 

Kryeministri Edi Rama po vijon takimet në selinë rozë me drejtuesit politikë të qarqeve. Report Tv sjell pamjet e momentit kur në selinë rozë futet Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • roli: 12/03/2025 17:24

    ROBT KU TI KESH O EDI RAMA,,,,,,E KENI LENE QYTETIN TIRANEN,,,ZHUL NE TE KATER ANET....KU I KRNI PASTRUESIT......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?