Listat, Peza: SHBA e tha qartë, parlamenti në të drejtën e vet për t'i votuar! Këshilli politik të vazhdojë përtej 30 korrikut

29 Korrik 2020, 14:16| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 14:36

  • Share

Alfred Peza thotë se Ambasada Amerikane u shpreh qartë sot duke deklaruar se maxhoranca dhe opozita parlamentare janë në të drejtën e tyre për të votuar nesër në Kuvend, më 30 korrrik, ndryshimet kushtetuese. Në një intervistë për 'Report TV, sekretari për marrëdhëniet me median në Partinë Socialiste, thotë se nuk ka asnjë pengesë për t'i votuar këto ndryshime në parlament, ndërkohë që specifikon faktin që këshilli politik duhet të vazhdojë punën edhe përtej kësaj date, për të specifikuar modalitetet e kodit të ri zgjedhor.

Fillimisht ai e nisi deklarëtn duke evidentuar një veçori të ambasadores amerikane:

"Në fakt Yuri Kim është nga ata diplomate që flet drejtpërdrejt dhe kjo është ajo që na duhet, për shkak se vitet e shkuara ka patur një traditë ku mesazhet lexoheshin sipas dëshirës apo interesit të partive.

Ajo që kuptohet nga ky mesazh një ditë para ndryshimeve kushtetuese është që mazhoranca socialiste dhe opozita parlamematre janë në të drejtën e tyre legjitime për të marrë ato vendime që e shohin të arsyeshme. Nesër më 30 korrik në parlament do të diskutohen dy çështje për të cilat janë rënë dakord me 21 korrik për listat e hapura dhe kualicionet parazgjedhore.

Nuk ka asnjë pengesë për parlamentin t'i votojë këto marrëveshje dhe kjo nuk ia pret rrugën tryezës së këshillit politik, që të vazhdojnë edhe pas kësaj, për arritjen e maksimumit."

I pyetur nëse votimi pa dakordësi të plotë për ndryshimet kushtetuese ka kosto për Partinë Socialiste Peza u shpreh: "Ska asnjë kosto për aq kohë sa PS po zbaton edhe një kërkesë të ambasadores së ShBA, që në muajin maj kërkoi një sistem proporcional/ rajonal me lista të hapura. Për këtë maxhoranca dhe opozita parlamentare janë dokërdësuar. PS i mbetet kësaj marrëveshje të 21 korrikut, por edhe 5 qershorit me opozitën e rrugës. Me këtë të fundit çfarë u dakordësua u miratua. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me opozitën parlamentare.

Lista e hapura i kërkoi SHBA dhe populli shqiptar. Përsa i përket kualcioneve është një cështje standartazimi. Ne kemi marrë përsipër standartizimin pasi kjo metodë që kemi aktualisht nuk aplikohet në asnjë nga vendet e tjera të OSBE, pra nuk ekziston një model i tillë ."

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicifoli: 29/07/2020 18:14

    Ket vend e ban vec Flamur Noka i zgjuari i Kombit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?