Bota
Top 24

3 të vdekur nga Listeria në Spanjë/ Sekuestrohen sasi të mëdha mishi, paralajmërim epidemik

28 Gusht 2019, 13:38| Përditesimi: 28 Gusht 2019, 14:06

  • Share

Autoritetet shëndetësore spanjolle të Andaluzisë kanë konfirmuar vdekjen e tretë në lidhje me epideminë nga Listeria, prekur prej së cilës, deri tani, janë regjistruar 203 raste të konfirmuara, 66 të mundshme dhe 33 të dyshuara.

Viktima e re e shkaktuar nga Listeria është një grua 74-vjeçare, e cila humbi jetën në spitalin ‘Virgin del Rocio’ në Seville, ku janë raportuar shumica e infeksioneve.

Origjina e zinxhirit të infeksioneve, më e rëndësishmja në historinë e Spanjës, është identifikuar se e ka prejardhjen nga mishi I ndotur i markës 'La Mechà, prodhuar nga kompania ‘Magrudis’, një kompani me qendër në Seville, mishi i së cilës është tërhequr nga tregu.

Çfarë është Listeria?

Listeria është një infeksion që transmetohet nga bakteri Listeria monocytogenes, i cili mund të jetë i pranishëm në qumështin e papërpunuar dhe nënproduktet e qumështit, si dhe në ushqime të ftohta të gatshme, të tilla si sanduiçe dhe mishi i përpunuar. Në shumicën e personave të prekur, Listeria shkakton simptoma të buta, por mund të paraqesë rrezik serioz për gratë shtatzëna dhe të palindurit, si dhe për njerëzit e moshuar apo ata me mbrojtje të dobët imune.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?