Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill, kryetarët e partive po intensifikojnë angazhimin e tyre për prezantimin e programeve politike.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha janë paraqitur në dy emisione të ndryshme live.
Tashmë, në shekullin e teknologjisë një pjesë e mirë e qytetarëve ndjekin debatet politike nga rrjetet sociale, veçanërisht nga Facebook, ku bëhet dhe live stream.
Ajo çka identifikohet është se shikueshmëria dhe interesi për kryeministrin Edi Rama është 15-fish më i lartë se për kreun e PD-së dhe pretendentin për kryeministër, Lulzim Basha.