Investigimi i 'Express': Tiktokerat shqiptarë që fitojnë famë duke promovuar trafikun ilegal dhe shtëpitë e barit në Angli

15 Prill, 12:27| Përditesimi: 15 Prill, 14:17

  • Share

Gazeta britanike “Express’ ka realizuar një investigim mbi influencën e personazheve shqiptare në Tik Tok që promovojnë jetesën kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.

Njëri prej tyre Kozak Braçi i cili ka mbi 1 milionë fansa në Tik Tok dhe Instagram, futej rregullisht live në fermat e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar apo personat që punojnë në këto ferma.

Në videot e siguruara nga Express, Braçi tregon se si punonjësit e drogës për bandat kriminale mund të fitojnë 5000 deri në 6000 paund në muaj. “Është bukur të qëndrosh në shtëpinë e kanabisit. Mund të jetoj atje pa problem”, u thotë ai shikuesve në një klip.

Në një video tjetër, shpjegohet se si .emigrantët shqiptarë mund të përdorin një aeroport spanjoll për të udhëtuar ilegalisht drejt Britanisë, apo për detaje të udhëtimeve të fshehta në një kamion

Britania e Madhe shihet si “parajsa e gangsterëve” ku bëhet leku i madh përmes shtëpive të barit.

Shumë të rinj shqiptarë i thanë gazetarit të Express se ndikimi që Braci, i cili në Shqipëri njihet si ‘Mbreti i Instagramit’, ka tek adoleshentët është masiv. Danila Buci, një studente 21-vjeçare nga Tirana, tha se kishte parë të rinj që kopjonin sjelljen e tij prej vitesh.

"Motra ime është vetëm 16 vjeçe dhe po sheh njerëz [si Braci] që po bëjnë këto ‘gjëra mafioze’, duke bërë drogë ose duke shpjeguar se si e kanë bërë” thotë ajo.

Edhe vëllezërit Aleks e Dor Visha dalin japur me figurë e zë në Tik Tok duke treguar për punën ilegale që bëjnë. Por jo vetëm kaq, në këtë platformë qarkullojnë edhe video ku audiencës i ofrohet “tur në shpitë e barit”.

 “Express Uk” e konsideron Aleks Vishën si një kriminel të paturp i cili mburret në rrjetet sociale për “perandorinë e tij të drogës” në Britani.

Aleks, i mbiquajtur "Mbreti i TikTok ", pretendon në një klip të siguruar nga Express se mbikëqyr një perandori britanike të drogës që prodhon "1200, 1500 ose 2300 bimë çdo dy muaj". Në një tjetër, ai thërret vëllain e tij Dor Visha - i cili vetë ka mbi 100,000 ndjekës - për të festuar një "korrje".

Por ajo që është shokuese është fakti se rrjetet sociale nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për llogaritë ku ekspozohet krimi e droga. Ndërsa nga ana tjetër të video me të tilla përmbajtje tërheqin shumë shkueshmërinë e të rinjve shqiptarë. Këta të fundit,  janë të bindur se Anglia mund tu zgjidhi shpejt çdo problem,  ndaj rrezikojnë dhe jetën për të mbërritur në destinacion.

Fitimi me tik tok

 Ka qenë një nga gazetarët e “Express Uk” i cili ka udhëtuar nga Britania në Tiranë për të intervistuar këtë të fundit. Kozak, i cili gjithashtu pretendonte se fitonte 25,000 £ në muaj nga statusi i tij i famshëm në mediat sociale. Livet e tij shkojnë deri në 50 mijë persona ndjekës. Këmbëngul se videot e tij në prodhimin e drogës në Mbretërinë e Bashkuar ishin "jo të njohura" dhe se atij "nuk i pëlqenin më ato transmetime të drejtpërdrejta".

Gazetari-Në disa video që kemi gjetur, ti u flet njerëzve në shtëpitë e barit në Angli.

Kozak: Jo mo, unë në fillim fare fusja njerëz Live, ku e dija unë se ku ishte ai! Ma ka çu ftesën për Live, ai mund të jetë dhe duke u hedh nga tarraca. (Qesh)

-A e promovon ti këtë stil jetese?

Kozak: Nuk është stil i mirë, s’është gjë e mirë. Edhe kur rrija Live në fillimet e mia, kam vite, që fusja njerëz. Më çonin Live nga Anglia, me naj vend tjetër. Habitesha kur i shihja, se a kupton, është si duke folur me ty tani dhe të dalësh në shtëpi bari. Përshembull këta edhe nuk e di a kanë qenë në Angli, ai mund të ketë qenë edhe në Amerikë. Ku di unë ku ka qenë ai!

-Si ndihesh që një i ri mund ta shohë dhe merr idenë e gabuar?

Kozak: Ça ka me u ni mo? Ça t’i bëj, se kam hedh unë! Pastaj sa veta janë fut ashtu, në Shqipëri nuk ekzistojnë shtëpitë e barit. Kanë dal or burrë…Flisje me dikë e të tregonte direkt, jam në shtëpi bari, nxirrte kamerën direkt.

-A ke punuar ndonjëherë me to?

Kozak: S’kam vuajtur ndonjëherë për të pas gjëra, ka punuar familja. Por po të isha në hall, edhe mund t’u joshja…

Ai shihet dhe pak nervoz pas mbarimit të intervistës, duke iu thënë të presin pjesët ku përmendet se ai është futur Live me personazhe të tilla.

Kozak: Jo se do më bëjnë gjë mu…Mos e regjistro! Atë shtëpive të barit, se më hap probleme o vlla. Ka hy gjithë Shqipëria, s’kam hy vetëm unë! Kam qenë i famshëm o vlla. E bëra intervistën për respekt.

Pas intervistes ai i kërkon gazetarit të mos transmetojë të gjithë intervistën pasi mund të rrezikohet nga ata që kanë shtëpi bari. 

Ish-sekretarja e Brendshme, Priti Patel tha për Express: “Publiku britanik do të jetë i neveritur nga TikTok dhe Instagram që lejojnë kriminelët të promovojnë stilin e tyre të jetesës dhe të inkurajojnë të tjerët të vijnë në Britani ilegalisht për të prodhuar drogë.

Një zëdhënës i Home Office u shpreh se pret që kompanitë e teknologjisë të kenë procese më të shpejta për të hequr me shpejtësi përmbajtjen e paligjshme. Akti i Sigurisë në internet do të prezantojë masa që kërkojnë që platformat të identifikojnë dhe heqin përmbajtjen në lidhje me shitjen e drogës në internet.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • @arben: 15/04/2024 15:22

    Kozaku ka bere boll leke e s'ka promovu shtepite e barit se intervista ka bere, por ky dhe te tjeret promovojne kotesine po jam dakord

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?