Euro 2024/ Dueli me Kroacinë, Sylvinho: Italia s'na la të bënim lojën tonë, kroatët zemrën e kanë në mesfushë! Gjimshiti: Të jemi të 'pistë' në fushë (VIDEO)

18 Qershor, 17:20| Përditesimi: 19 Qershor, 07:41

  • Share

HAMBURG - Trajneri Sylvinho dhe kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti dolën para mediave në prag të ndeshjes së dytë të Grupit B në Euro 2024. Sot në 15:00 kuqezinjtë luajnë kundër Kroacisë në stadiumin e Hamburgut, me të dyja skuadrat që vijnë nga humbjet në ndeshjet e para.

Kuqezinjtë u mundën 2-1 nga Italia dhe Kroacia humbi 3-0 me Spanjën. Për t'u theksuar se Kroaci - Shqipëri është ndeshja e parë në histori mes dy skuadrave.

Trajneri Sylvinho tha se Kroacia "zemrën" e ekipit e ka në mesin e fushës. Paçka humbjes që kroatët pësuan 3-0 me Spanjën, Sylvinho u ndal te cilësitë dhe loja e mirë e "Dalmatëve" dhe statistikat e tyre. Për humbjen me Italinë, braziliani tha se të kaltrit u mbrojtën mirë dhe nuk i lanë të luanin.

"Si është gjendja e skuadrës?

Po, jemi në rregull. Kemi pasur një stërvitje të shkurtër këtë pasdite, do flasim me stafin dhe nuk kemi asnjë të lënduar.

Vështirësia me Kroacinë?

Është një grup shumë i vështirë, mendoj se është gëzim për ne që jemi këtu. Luajmë dhe mësojmë kundër ekipeve më të mirë, në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe do bëjmë më të mirën. Janë ekipe me lojtarët më të mëdhenj dhe për ne është gjë e mrekullueshme që të luajmë dhe mësojmë. Ne nuk do heqim dorë as në shtesë. Me Italinë ishim në lojë deri në fund, e respektuam si kundërshtar, por ne kishim shanset tona dhe mund të bënim dëm.

Kroacia e treta me rastet e krijuara për gol gjatë kualifikueseve. Edhe me Spanjën e la pas në disa raste. Kroacia lojtarë në 'perëndim' të karrierës.

Kroacinë e kemi studiuar, humbi 3-0, por kishte shumë raste të mira dhe i krijoi probleme. Spanja shënoi për 29 minuta golat që i duheshin. Kroacia ka aftësi teknike dhe pasimi. Mbajnë mirë topin. Spanja nuk fitoi lehtë me Kroacinë, nuk ka ndeshje të lehta.

Modric, Perisic dhe të tjerë, është gjë e mirë që luajmë kundër tyre. Kishim Jorgihnon dhe Barellan më parë. Edhe ne kemi lojtarë të mirë, kapiteni ynë fitoi Ligën e Evropës. Asani, Asllani, Muçi, Broja, kemi emra të mirë dhe do riten shumë. Shkojmë të shohim për të bërë një ndeshje të mirë.

Potenciali i rivalëve? Nuk është se ne nuk e sulmuam Italinë, ata nuk na lanë të bënim lojën tonë, na bllokuan shumë. Kishim pasime të mira. Italia u mbrojt mirë. Në këtë event cilësitë janë të larta. Italia mund të fitojë Euro 2024, kanë emra me cilësi. Them që bëmë një ndeshje të mirë, i shënuam, por na përmbysën.

Mesi i fushës së Kroacisë është zemra e ekipit. Kanë emra të fortë dhe me cilësi e pasime të larta. Këtu do jetë diferenca, por mos harrojmë pozicionet e tjera", tha Sylvinho.

Ndërkohë kapiteni Berat Gjimshiti tha se në fushë duhet të jenë "të pistë".

"Hapi i dytë përballë Kroacisë, diferencat dhe përballja kundër tyre?

Nga kjo ndeshje gjëja që është e para, Kroacia sërish vjen si favorite. Ne kundër Italisë, me kundërshtarë kampionë, na duhet përqëndrim për shumë minuta dhe çdo gabim të vogël apo problem do të ndëshkojnë, ashtu siç na ndodhi. Këto janë gjërat që na duhet t'i ndryshojmë për të dalë me sukses.

Keni folur me Pasalic? Tani jo, por më ka thënë që e dinte se nuk kishim asnjë ndeshje bashkë. Kemi qeshur dhe më ka thënë se do jetë i lumtur të jemi rivalë.

Gjendja fizike dhe ana psikologjike? Ana psikologjike në këtë moment është më e rëndësishme. Kishim pritshmëri të tjera. Nga këto duele kemi mësuar, kemi marrë përvojë. Unë kam më shumë vite dhe mundohem t'i ndihmoj lojtarëve më të rinj për t'i dhënë kurajo.

Pas pjesës së parë me Italinë, ata na vinin lehtë në zonë. Na duhet të ndalnim ritmin e tyre, pasi ata na bëjnë dëm. Nuk duhet të jemi vetëm të bukur, por në fushë ia vlen të jesh edhe i "pistë".

Kroacia humbi 3-0 dhe e dimë që ata duan të reagojnë. Do jetë një ndeshje e vështrië dhe do shohim", tha Berati.

Renditja e Grupit B pas ndeshjeve të para:

Ora 18:59
VIDEO/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit, Sylvinho i ka të gjithë të gatshëm

 
Përpara ndeshjes kundër Kroacisë, e cila luhet nesër në orën 15:00 në Hamburg, Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar stërvitjen e fundit. Trajneri Sylvinho ka pasur të gjithë grupin në dispozicion, me Asanin që ka lënë pas lënimin muskulor. Stërvitja u zhvillua në stadiumin e "St.Paulit", kjo për shkak se UEFA dëshiron që tapeti i barit në stadiumin e Hamburgut të jetë në gjendje perfekte për nesër.

Ora 18:20
Sylvinho: E sulmuam Italinë, ata u mbrojtën mirë! Gëzim i madh që jemi këtu


Përpara ndeshjes me Kroacinë, Sylvinho u ndal edhe te humbja me Italinë. Sipas tij kuqezinjtë sulmuan, por Italia u mbrojt mirë dhe nuk i la të bënin lojën e tyre. Ndërkohë që braziliani shpreh lumturinë që është pjesë e Euro 2024 me Shqipërinë.

"Është një grup shumë i vështirë, mendoj se është gëzim për ne që jemi këtu. Luajmë dhe mësojmë kundër ekipeve më të mirë, në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe do bëjmë më të mirën. Janë ekipe me lojtarët më të mëdhenj dhe për ne është gjë e mrekullueshme që të luajmë dhe mësojmë. Ne nuk do heqim dorë as në shtesë. Me Italinë ishim në lojë deri në fund, e respektuam si kundërshtar, por ne kishim shanset tona dhe mund të bënim dëm.

Potenciali i rivalëve? Nuk është se ne nuk e sulmuam Italinë, ata nuk na lanë të bënim lojën tonë, na bllokuan shumë. Kishim pasime të mira. Italia u mbrojt mirë. Në këtë event cilësitë janë të larta. Italia mund të fitojë Euro 2024, kanë emra me cilësi. Them që bëmë një ndeshje të mirë, i shënuam, por na përmbysën.

Mesi i fushës së Kroacisë është zemra e ekipit. Kanë emra të fortë dhe me cilësi e pasime të larta. Këtu do jetë diferenca, por mos harrojmë pozicionet e tjera", tha Sylvinho mes të tjerash në fjalën e tij.

Ora 18:15
Kapiten Gjimshiti: Kroacia favorite, të jemi të 'pistë' në fushë


Përpara ndeshjes me Kroacinë foli edhe kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Ai tha se Kroacia vjen si favorite, por kuqezinjtë në fushë nuk duhet të jenë të bukur, por edhe të "pistë". Dukshëm kapiteni kërkon më shumë agresivitet në fushë dhe jo vetëm një lojë të bukur.

"Nga kjo ndeshje gjëja që është e para, Kroacia sërish vjen si favorite. Ne kundër Italisë, me kundërshtarë kampionë, na duhet përqëndrim për shumë minuta dhe çdo gabim të vogël apo problem do të ndëshkojnë, ashtu siç na ndodhi.

Pas pjesës së parë me Italinë, ata na vinin lehtë në zonë. Na duhet të ndalnim ritmin e tyre, pasi ata na bëjnë dëm. Nuk duhet të jemi vetëm të bukur, por në fushë ia vlen të jesh edhe i "pistë".

Kroacia humbi 3-0 dhe e dimë që ata duan të reagojnë. Do jetë një ndeshje e vështirë dhe do shohim nesër", tha Gjimshiti.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?